LIVE UPDATES
Aktualitet

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë

Projekti parashikon që tuneli i nëndetëseve të bëhet Muzeu i Luftës së Ftohtë, ndërsa ish-kazermat ushtarake të ripërdoren për akomodim, gastronomi, aktivitete kulturore dhe edukative.

15 Shtator 2026, 07:22 Nga E.d
Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek
Porto Palermo

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të Nëndetëseve në Porto Palermo në një kompleks të ri publik kushtuar kujtesës së Luftës së Ftohtë, kulturës dhe vizitës.

Projekti parashikon që tuneli i nëndetëseve të bëhet Muzeu i Luftës së Ftohtë, ndërsa ish-kazermat ushtarake të ripërdoren për akomodim, gastronomi, aktivitete kulturore dhe edukative.

“Dikur i ndërtuar për të mbetur i fshehur. Nesër, një mundësi për të hyrë, kuptuar dhe kujtuar”, thuhet në thirrjen e publikuar nga AKPT, e cila fton arkitektë dhe ekipe multidisiplinare nga Shqipëria dhe jashtë vendit të paraqesin koncept-idetë e tyre.

Konkursi organizohet nga AKPT në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake. Sipas dokumentacionit të konkursit, AKPT është ngarkuar si organi qendror blerës për zhvillimin e procedurës.

Në qendër të ndërhyrjes është Tuneli i Nëndetëseve. Dokumenti e përshkruan atë jo thjesht si hapësirën ku do të vendoset muzeu, por si vetë objektin kryesor të tij. “Tuneli nuk është thjesht një hapësirë në të cilën duhet vendosur një muze. Vetë tuneli është artefakti kryesor i muzeut”, thuhet në termat e referencës.

Tuneli ka një gjatësi të raportuar prej rreth 655 metrash, lartësi rreth 11 metra dhe gjerësi minimale rreth 11 metra. Pjesa ujore varion nga rreth 7 deri në 14 metra në gjerësi, ndërsa thellësia është kryesisht 6-8 metra dhe në zona të caktuara arrin rreth 11 metra.

Kompleksi nëntokësor nisi të ndërtohej në 1969, gjatë bashkëpunimit të atëhershëm mes Shqipërisë dhe Kinës, dhe punimet vijuan për afro dy dekada. Ai u projektua fillimisht për mjete detare dhe më pas u përshtat për përdorimin nga flota shqiptare e nëndetëseve, përfshirë nëndetëset e Projektit 613, të njohura nga NATO si klasa “Whiskey”.

Tuneli ishte projektuar sipas standardeve të kohës për mbrojtjen antibërthamore. Dy portat e tij të blinduara dhe hermetike ishin ndërtuar për t’u rezistuar sulmeve ajrore dhe shpërthimeve deri në 10 kiloton. Hyrja jugore është sot e hapur, ndërsa porta veriore mbetet e mbyllur.

Ish-kazermat, nga baza ushtarake në qëndrim për vizitorët

Konkursi shkon përtej muzeut në brendësi të tunelit. Ish-kazermat, shumica e të cilave janë aktualisht të degraduara, do të marrin funksione të reja. Dokumenti parashikon që akomodimi të jetë i lidhur drejtpërdrejt me identitetin e ish-bazës, muzeun dhe peizazhin.

Në ish-kazerma mund të zhvillohen gjithashtu funksione pritjeje, gastronomi, edukim, kulturë dhe shërbime të tjera të nevojshme për kompleksin.

Termat e referencës përcaktojnë se vizitorët mund të qëndrojnë në Porto Palermo për një natë ose për periudha më të gjata, të lidhura me programe kulturore, edukative apo kërkimore. Por dokumenti vendos një kufi të qartë ndaj zhvillimit tradicional turistik.

“Qëllimi nuk është krijimi i një destinacioni konvencional turistik bregdetar”, por një formë mikpritjeje e lidhur me historinë, kulturën, peizazhin dhe karakterin e Porto Palermos.

Po kështu, projekti nuk duhet të synojë maksimizimin e shtretërve. Termat kërkojnë që kapaciteti i akomodimit të përcaktohet nga potenciali i ndërtesave ekzistuese, cilësia e qëndrimit dhe kapaciteti real i territorit.

Synimi është që muzeu, aktivitetet kulturore dhe qëndrimi në ish-bazë të krijojnë arsye për ta vizituar Porto Palermon edhe jashtë sezonit veror. Dokumenti kërkon gjithashtu lidhje me ekonominë vendase përmes punësimit, sipërmarrjeve të vogla, gastronomisë lokale, artizanatit, guidave dhe shërbimeve të tjera.

Një pjesë e Porto Palermos mbetet bazë ushtarake

Transformimi nuk do të përfshijë të gjithë ish-kompleksin. Një pjesë e Porto Palermos vazhdon të përdoret nga Forcat Detare Shqiptare për funksione operacionale dhe stërvitore.

Moli i vogël dhe godina pranë tij do të mbeten në përdorim ushtarak, ndërsa helipadi do të vazhdojë të ruajë funksionin operacional të Forcave Detare. Jashtë periudhave kur nevojitet për operacione ose stërvitje, helipadi mund të përdoret edhe nga kompleksi i ri, sipas kushteve të sigurisë.

Konkursi zhvillohet gjithashtu brenda një territori të mbrojtur. Parku Natyror i Gjirit të Porto Palermos ka një sipërfaqe prej rreth 1,695 hektarësh, gati 88% e së cilës është detare. Zona me regjim strikt mbrojtjeje që mbivendoset me territorin e konkursit përcaktohet si zonë pa ndërhyrje fizike.

Edhe Kalaja e Porto Palermos mbetet jashtë ndërhyrjes. Sipas kushteve të konkursit, ajo nuk është objekt projektimi dhe duhet të trajtohet si pjesë e eksperiencës së përgjithshme të vizitorit dhe e marrëdhënies mes muzeut, gjirit dhe peizazhit./Monitor

akpt porto palermo projekti

Sondazh

Poll

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë