
Disa ditë pasi gjykata e liroi nga qelia dhe caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' ndaj tij për dhunimin e Eduart Kuçit, këngëtari Joz Marku ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi ku shfaqet pranë një oxhaku duke lexuar një libër. Krahas fotos, Jozi ka përcjellë edhe një mesazh falënderimi për të gjithë ata që janë interesuar dhe e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe. Ndërsa ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.
“Rikuperim! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, shkruan ai.

Përplasja mes tij dhe Eduart Kuçit bëri mjaft bujë në rrjetet sociale për mënyrën sesi Marku dhe disa persona të tjerë shfaqeshin teksa e ndalonin 26 vjeçarin në rrugë. Në dëshminë e dhënë në gjykatë, këngëtari u shpreh se Kuçi e kishte ofenduar nga familja dhe thjesht e kishte goditur me një shpullë. Versus.al

