Rrëzohet një avion në Gjermani, humbin jetën 3 persona
Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë...
Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë...
Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës,...
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 108-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesi...
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës usht...
Dita e martë pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Moti parashikohet me alternim...
Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni çaste te mrekullueshme ...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja të biznesmenit izraeli...
Audiopërgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka zbuluar skandalet e reja të qeveris&eum...
Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është publikuar një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huaj...
Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk. Gazetari &C...

Megjithëse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma e deputetëve angazhuan ndihmës personalë që në ditët e para pas betimit. Në këtë periudhë, Kuvendi ishte i bllokuar në procesin e konstituimit dhe nuk mbajti seanca pune për shqyrtimin e ligjeve apo çështjeve të tjera të agjendës parlamentare. Njohës të punës së Kuvendit e vlerësojnë si "të papërgjegjshëm dhe joetik" angazhimin e asistentëve në këtë periudhë.
Kuvendi u shpall i konstituuar vetëm më 13 shtator – madje, me një nënkryetar mangët, pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tërhoqi kandidaten e saj dhe nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës inauguruese.
Më vonë, të njëjtën ditë, 62 deputetë zgjodhën Qeverinë e re të Kosovës, të katërtën e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi, 52 prej tyre, deri më 11 shtator, kishin ushtruar të drejtën për të angazhuar asistentë. Madje, sipas të dhënave të siguruara nga organi legjislativ, 12 deputetë u bënë me ndihmës më 7 gusht, një ditë pas betimit të tyre.
Pjesa tjetër angazhuan asistentë ditëve të tjera të gushtit (32 deputetë) dhe gjatë shtatorit (8 ligjvënës).
Sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës asistentët e deputetëve?
Rroga e një zyrtari personal, sipas Kuvendit, është 972.4 euro bruto, pa përfshirë shtesën për përvojën e punës.
Kësisoj, për një muaj, 52 asistentët do t’i kushtojnë buxhetit mbi 50 mijë e 500 euro.
Rregullorja e punës së Kuvendit përcakton se stafi politik i ofron mbështetje profesionale dhe teknike deputetit, në ushtrim të funksionit të tij.
Kurse, me aktin e veçantë të miratuar nga Kryesia e Kuvendit, janë të rregulluar aspekte të tjera të angazhimit të kësaj kategorie të zyrtarëve politikë.
Sipas rregullores për Shtesa mbi Pagën Bazë për Deputetët dhe asaj për Klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit, kontrata e zyrtarëve të deputetëve është e lidhur me mandatin e punëdhënësit politik.
Një ditë pas betimit më 6 gusht, asistentë angazhuan 12 deputetë: katër nga PDK-ja, shtatë nga Aleanca dhe një nga LVV-ja. Angazhimi i stafit mbështetës u intensifikua gjatë muajit gusht, kur u angazhuan edhe 32 asistentë, derisa në dhjetë ditët e para të shtatorit u morën në punë tetë asistentë të tjerë.
“Sjellje e papërgjegjshme dhe joetike e deputetëve’’
Sipas Naim Jakajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, fakti se angazhimi i asistentëve është i rregulluar në aspektin legjislativ nuk e justifikon veprimin nga deputetët – duke pasur parasysh se pa konstituimin e Kuvendit, ata nuk kishin obligime në të cilat do të mund t’iu ndihmonin asistentët.
Jakaj thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët që kanë angazhuar asistentë para konstituimit të Kuvendit, duhet ta arsyetojnë nevojën reale për angazhimin e tyre, si dhe punën konkrete që është kryer.
Pavarësisht se deputetët dhanë betimin, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, kujton Jakaj, duke shtuar se ligjbërësit nuk kanë mundur ta ushtrojnë në plotësi funksionin e tyre parlamentar, ndërsa Kuvendi nuk ka zhvilluar aktivitetin e rregullt parlamentar që do ta arsyetonte në të njëjtën masë nevojën për staf mbështetës.
Jakaj thotë se problematike janë veçanërisht angazhimet e deputetëve menjëherë pas betimit, në një kohë kur nuk kishte punë parlamentare, komisione funksionale dhe seanca të rregullta.
“Fakti që një veprim lejohet nga Rregullorja nuk e përfundon diskutimin. Legaliteti është vetëm standardi minimal. Nga deputetët kërkohet edhe përgjegjshmëri etike dhe profesionale në përdorimin e parasë publike”, shprehet ai për REL-in.
Cakolli, ndërkaq, pohon se edhe vetë rregullorja e punës së Kuvendit angazhimin e asistentëve e lidh me ushtrimin e funksionit të deputetëve dhe, kësisoj, është e diskutueshme nëse ata mund të angazhonin staf mbështetës pa u konstituar Kuvendi.
“Deputetët nuk mund të ushtrojnë funksion për sa kohë që nuk ka Kuvend të konstituuar, sepse i njëjti mund të fillojë punën, në bazë të përgjegjësive kushtetuese, pra ligjvënëse, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese, vetëm pas konstituimit të plotë dhe formimit të grupeve punuese në Kuvend”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, pagat e deputetëve dhe asistentëve të tyre zakonisht i kushtojnë taksapaguesve rreth 300 mijë euro në baza mujore.
“Problemi, në këtë rast, është se të drejtat financiare dhe benefitet që kanë deputetët po aktivizohen menjëherë, por përgjegjësitë edhe puna institucionale që ata kanë janë lënë në pritje, për të mos thënë janë zvarritur në tërësi”, thotë Cakolli.
Ai vlerëson se është e domosdoshme që kjo çështje të rregullohet, duke përcaktuar se deputetët mund të angazhojnë staf mbështetës e të gëzojnë benefitet e tjera vetëm pas konstituimit të Kuvendit.
“Në këtë mënyrë, evitohen rastet kur Kuvendi potencialisht mund të mos konstituohet me muaj të tërë, e jo vetëm që deputetët do të merrnin pagat e tyre, por do të merrnin paga edhe asistentët, të cilët, për fat të keq, besoj që kanë pasur nivel minimal, për të mos thënë inekzistent, të angazhimit”, përfundon Cakolli./REL
Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasn...
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Në n...
Kur na ndajnë edhe dy ditë nga verdikti i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, koloneli Dilaver Goxhaj ka sjellë në v&e...
Koloneli Dilaver Goxhaj deklaroi se Gjykata Speciale “është bërë me këmbënguljen e Serbisë dhe me Parlamentin Evropian,...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për preside...
Emri që u propozua para disa javësh si kandidat konsensual për president, ka vendosur të heq dorë. Bekim Sejdiu ka njoftuar se ka vendo...
Ambasada amerikane në Kosovë ka paralajmëruar ditën e mërkurë më 16 shtator protesta të mëdha q priten të zhvi...
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke thënë ...
Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në prag të 16 shtatorit, ditë kur pritet të shpallet në Hagë aktgjykimi p&e...
Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e drejtësisë në Gjy...