• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mbi 50 mijë euro për ndihmësit e deputetëve edhe pse Kuvendi i Kosovës jofunksional

08:40 : 15/09/2026
në RAJONI

Megjithëse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma e deputetëve angazhuan ndihmës personalë që në ditët e para pas betimit.

Në këtë periudhë, Kuvendi ishte i bllokuar në procesin e konstituimit dhe nuk mbajti seanca pune për shqyrtimin e ligjeve apo çështjeve të tjera të agjendës parlamentare. Njohës të punës së Kuvendit e vlerësojnë si “të papërgjegjshëm dhe joetik” angazhimin e asistentëve në këtë periudhë.

Kuvendi u shpall i konstituuar vetëm më 13 shtator – madje, me një nënkryetar mangët, pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tërhoqi kandidaten e saj dhe nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës inauguruese.

Më vonë, të njëjtën ditë, 62 deputetë zgjodhën Qeverinë e re të Kosovës, të katërtën e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Lexo edhe:

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president i Kosovës

Kurti kërkon kompromis për presidentin: Është e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi, 52 prej tyre, deri më 11 shtator, kishin ushtruar të drejtën për të angazhuar asistentë. Madje, sipas të dhënave të siguruara nga organi legjislativ, 12 deputetë u bënë me ndihmës më 7 gusht, një ditë pas betimit të tyre.

Pjesa tjetër angazhuan asistentë ditëve të tjera të gushtit (32 deputetë) dhe gjatë shtatorit (8 ligjvënës).

Sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës asistentët e deputetëve?

Rroga e një zyrtari personal, sipas Kuvendit, është 972.4 euro bruto, pa përfshirë shtesën për përvojën e punës.

Kësisoj, për një muaj, 52 asistentët do t’i kushtojnë buxhetit mbi 50 mijë e 500 euro.

Rregullorja e punës së Kuvendit përcakton se stafi politik i ofron mbështetje profesionale dhe teknike deputetit, në ushtrim të funksionit të tij.

Kurse, me aktin e veçantë të miratuar nga Kryesia e Kuvendit, janë të rregulluar aspekte të tjera të angazhimit të kësaj kategorie të zyrtarëve politikë.

Sipas rregullores për Shtesa mbi Pagën Bazë për Deputetët dhe asaj për Klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit, kontrata e zyrtarëve të deputetëve është e lidhur me mandatin e punëdhënësit politik.

Deputetë të Kuvendit duke bërë betimin, më 6 gusht 2026.
Deputetë të Kuvendit duke bërë betimin, më 6 gusht 2026.

Kush angazhoi asistentë?

Një ditë pas betimit më 6 gusht, asistentë angazhuan 12 deputetë: katër nga PDK-ja, shtatë nga  dhe një nga LVV-ja.

Angazhimi i stafit mbështetës u intensifikua gjatë muajit gusht, kur u angazhuan edhe 32 asistentë, derisa në dhjetë ditët e para të shtatorit u morën në punë tetë asistentë të tjerë.

“Sjellje e papërgjegjshme dhe joetike e deputetëve’’

Sipas Naim Jakajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, fakti se angazhimi i asistentëve është i rregulluar në aspektin legjislativ nuk e justifikon veprimin nga deputetët – duke pasur parasysh se pa konstituimin e Kuvendit, ata nuk kishin obligime në të cilat do të mund t’iu ndihmonin asistentët.

Jakaj thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët që kanë angazhuar asistentë para konstituimit të Kuvendit, duhet ta arsyetojnë nevojën reale për angazhimin e tyre, si dhe punën konkrete që është kryer.

Pavarësisht se deputetët dhanë betimin, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, kujton Jakaj, duke shtuar se ligjbërësit nuk kanë mundur ta ushtrojnë në plotësi funksionin e tyre parlamentar, ndërsa Kuvendi nuk ka zhvilluar aktivitetin e rregullt parlamentar që do ta arsyetonte në të njëjtën masë nevojën për staf mbështetës.

Jakaj thotë se problematike janë veçanërisht angazhimet e deputetëve menjëherë pas betimit, në një kohë kur nuk kishte punë parlamentare, komisione funksionale dhe seanca të rregullta.

“Fakti që një veprim lejohet nga Rregullorja nuk e përfundon diskutimin. Legaliteti është vetëm standardi minimal. Nga deputetët kërkohet edhe përgjegjshmëri etike dhe profesionale në përdorimin e parasë publike”, shprehet ai për REL-in.

Kuvendi i Kosovës. 8 gusht 2026.
Kuvendi i Kosovës. 8 gusht 2026.

Cakolli, ndërkaq, pohon se edhe vetë rregullorja e punës së Kuvendit angazhimin e asistentëve e lidh me ushtrimin e funksionit të deputetëve dhe, kësisoj, është e diskutueshme nëse ata mund të angazhonin staf mbështetës pa u konstituar Kuvendi.

“Deputetët nuk mund të ushtrojnë funksion për sa kohë që nuk ka Kuvend të konstituuar, sepse i njëjti mund të fillojë punën, në bazë të përgjegjësive kushtetuese, pra ligjvënëse, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese, vetëm pas konstituimit të plotë dhe formimit të grupeve punuese në Kuvend”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, pagat e deputetëve dhe asistentëve të tyre zakonisht i kushtojnë taksapaguesve rreth 300 mijë euro në baza mujore.

“Problemi, në këtë rast, është se të drejtat financiare dhe benefitet që kanë deputetët po aktivizohen menjëherë, por përgjegjësitë edhe puna institucionale që ata kanë janë lënë në pritje, për të mos thënë janë zvarritur në tërësi”, thotë Cakolli.

Ai vlerëson se është e domosdoshme që kjo çështje të rregullohet, duke përcaktuar se deputetët mund të angazhojnë staf mbështetës e të gëzojnë benefitet e tjera vetëm pas konstituimit të Kuvendit.

“Në këtë mënyrë, evitohen rastet kur Kuvendi potencialisht mund të mos konstituohet me muaj të tërë, e jo vetëm që deputetët do të merrnin pagat e tyre, por do të merrnin paga edhe asistentët, të cilët, për fat të keq, besoj që kanë pasur nivel minimal, për të mos thënë inekzistent, të angazhimit”, përfundon Cakolli./ REL

Etiketa: kosovekuvend

Lajme të lidhura

RAJONI

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president i Kosovës

19:20 : 14/09/2026
RAJONI

Kurti kërkon kompromis për presidentin: Është e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

12:09 : 14/09/2026
RAJONI

“Jemi kaq afër”: Kurti bën thirrje për bashkëpunimin në zgjedhjen e presidentit të ri

11:53 : 14/09/2026
AKTUALITET

Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Kurti merr mandatin si kryeministër! Prezantohet kabineti i ri

15:48 : 13/09/2026
RAJONI

Kurti nis shpalosjen e programit dhe kabinetit të propozuar të Qeverisë së re

15:12 : 13/09/2026
RAJONI

Çmimet lart, pazaret poshtë/ Dy anët e tregut të banesave

13:59 : 13/09/2026
Para

Hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë, NATO rrëzon dronin e dyshuar nga Bjellorusia

TË GJITHA

Hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë, NATO rrëzon dronin e dyshuar nga Bjellorusia

08:42 : 15/09/2026

Mbi 50 mijë euro për ndihmësit e deputetëve edhe pse Kuvendi i Kosovës jofunksional

08:40 : 15/09/2026

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

08:28 : 15/09/2026

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

08:16 : 15/09/2026

Këmbimi valutor 15 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 15/09/2026

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:05 : 15/09/2026

PS-PD bëhen bashkë pro dërgimit të 40 ushtarakëve në Gaza

23:19 : 14/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com