BOTA /

"Më 27 shtator jap dorëheqjen", Vuçiç: Do të nis fushatën si qytetar i thjeshtë

Shkruar nga Versus

"Më 27 shtator jap dorëheqjen", Vuçiç: Do

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator. Ai tha se atë mbrëmje do t'u drejtohet qytetarëve dhe do t'i falënderojë për mbështetjen e tyre.

"Kam shërbyer si President i Republikës për një kohë të gjatë dhe e vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të këtij vendi. Dhe më pas do të dal si qytetar i thjeshtë, ashtu si në të kaluarën; kam një kamionçinë të vogël, kam makinën time dhe madje kam siguruar edhe një furgon të vogël të pajisur për udhëtime (kamper) për të vizituar fshatrat dhe zonat urbane", tha ai.

Vuçiç deklaroi se do të "vizitojë vendet më të largëta në Serbi" dhe se do të mbajë tre ose katër tubime të mëdha me atë përfundimtar në Nish. Versus.al

Poll