107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Këto sulme ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën mbrëma se Moska dhe Kievi ishin pajtuar të mos i sulmonin objektet energjetike të njëri-tjetrit.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke goditur një pikë karburanti dhe një rafineri nafte, sipas autoriteteve vendëse dhe kanaleve vëzhguese në Telegram. Këto sulme ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën mbrëma se Moska dhe Kievi ishin pajtuar të mos i sulmonin objektet energjetike të njëri-tjetrit.
Ndërkohë, autoritetet lituaneze thanë se një avion luftarak i NATO-s e rrëzoi një dron që hyri në hapësirën ajrore të vendit në orët e para të së martës. Në kryeqytetin ukrainas, një pikë karburanti dhe disa objekte magazinimi u goditën të martën herët dhe një burrë u shtrua në spital në gjendje të rëndë pas sulmit, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.
Rusia i ka zgjeruar sulmet së fundmi edhe ndaj pikave të karburantit në Kiev, ndërsa autoritetet ukrainase thonë se rreth 300 pika karburanti janë goditur muajt e fundit, shumica e tyre në ose pranë rajoneve të vijës së frontit.
Ndërkohë, një sulm me raketa në qytetin rus Taganrog, pranë kufirit me Ukrainën, dëmtoi një magazinë në pronësi të shitësit online Ozon, si dhe magazina që u përkasin kompanive bujqësore, tha të martën guvernatori rajonal, Yuri Slyusar.
Rajoni i Samarës në Rusi u vu gjithashtu në shënjestër të dronëve gjatë natës, ndërsa një objekt industrial pësoi dëme, sipas guvernatorit rajonal, Vyacheslav Fedorishchev, i cili shtoi se 40 dronë u shkatërruan gjatë sulmit.
Ai nuk tregoi se për cilin objekt bëhej fjalë. Ky rajon është shtëpi e një numri rafinerish të mëdha të naftës.
Kanalet vëzhguese në Telegram raportuan se pas një sulmi me dronë, në zonën industriale të rafinerisë së naftës në Syzran, në rajonin e Samarës, u pa një zjarr.
Sulmet ndodhën pak pasi Trump tha në një postim në Truth Social të hënën se: “Ukraina është pahtuar për të mos i goditur caqet energjetike ruse. Rusia është pajtuar për të njëjtën gjë!”
Pas postimit të Trumpit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi ishte i gatshëm t’i ndalte sulmet ndaj Rusisë nëse aleatët e Ukrainës do të garantonin se Moska do t’i ndalte sulmet ndaj objekteve energjetike, infrastrukturës kritike dhe rrugëve të furnizimit me ushqime në Ukrainë.
Avioni i NATO-s rrëzon dronin mbi Lituani
Ndërkohë, në Lituani, një avion luftarak i NATO-s e rrëzoi një dron të martën herët në mëngjes, tha Qendra Kombëtare Lituaneze për Menaxhimin e Krizave, pasi më herët ishte lëshuar një alarm për dronë në kryeqytet, Vilnius, dhe në rajonin përreth.
“Së bashku me aleatët e vet të NATO-s, Lituania do ta mbrojë hapësirën e vet ajrore”, shkroi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, në X pas incidentit.
Sipas transmetuesit publik lituanez LRT, i cili iu referua të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Krizave, droni kishte ardhur nga Bjellorusia fqinje dhe po lëvizte drejt perëndimit.
Incidenti në Lituani, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndodhi pas sulmeve të fundit me dronë nga Rusia pranë kufirit me Poloninë.
Kievi ka paralajmëruar së fundi se Moska “po troket në derën e NATO-s”.
“Sulmet barbare të Rusisë në kufirin Ukrainë-Poloni, në Yahodyn, nuk janë thjesht vazhdim i sulmeve të saj ndaj kufijve shtetërorë”, shkroi në X të dielën ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha.
“Ky është terrori i Putinit që po ‘troket’ drejtpërdrejt në dyert e BE-së dhe NATO-s”, shtoi ai./REL
Foto ilustruse SHBA- SHBA-të kanë konfirmuar se kanë vendosur një armë hapësinore në orbitën e Tokës, hera e p...
Blogerja IRAN- Blogerja Marzieh “Sevda” Ebrahimi Shamsabadi, e cila është mbajtur në burgun e Bandar Abbas që ng...
Foto ilustruse LITUANI- Një avion luftarak i NATO-s rrëzoi një mjet ajror pa pilot në Lituani pak pas mes...
Foto ilustruse ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit nisën një sulm të ri ndaj instalimeve ushtarake në Arabinë Saudite&...
Foto ilustruse Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të kufizuar vot...
Foto ilustruse "Ekziston një kërkesë e madhe për veprime konkrete të BE-së në Arktik," tha kryeministri i Finlandës...
Foto ilustruse Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas humbjes në landin Saksoni-Anhalt, CDU-ja është b&eum...
foto ilustruese SIRI- Një muaj pasi u tha se bazat e Rusisë në Siri do t’i “dorëzoheshin” Damaskut, anijet ushtarake ...
Nikos Papandreu GREQI- Autoritetet greke i kanë kërkuar Parlamentit Evropian heqjen e imunitetit nga ndjekja penale për eurodeputetin social...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të martën se Ukraina është e gatshme të ndalojë s...