E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia godet stacionin e benzinës dhe depot në kryeqytetin e Ukrainës

Ilustrim · Vizion Plus

Një dron goditi një pikë karburanti në Kiev gjatë orëve të para të mëngjesit, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, përmes Telegramit.

Sipas tij, sulmet prekën disa zona të qytetit, ndërsa në një tjetër zonë u raportua një person i plagosur rëndë. Më herët, një gazetar i Reuters tha se kishte dëgjuar shpërthime në kryeqytet.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord të ndalonin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.

Edhe në territorin rus u raportuan incidente. Një sulm ukrainas me raketa dëmtoi një magazinë të kompanisë ruse të tregtisë elektronike Ozon në jugperëndim të Rusisë, sipas guvernatorit të rajonit të Rostovit, Yuri Slyusar.

Reuters thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e autoriteteve të dy vendeve.

Mbrëmjen e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të pranojë propozimin e Uashingtonit për ndalimin reciprok të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, por kërkoi garanci nga aleatët se Moska është vërtet e gatshme t’i japë fund luftës që nisi në vitin 2022.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.