'Widow's Bay', 'The Pitt' dhe 'DTF St Louis' triumfojnë në Emmy Awards 2026

'Widow's Bay', 'The Pitt' dhe 'DTF St Louis' triumfojnë në Emmy Awards 2026

09:10, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Serialet “Widow's Bay”, “The Pitt” dhe “DTF St Louis” janë fituesit më të mëdhenj të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Emmy Awards, e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Los Anxhelos.

Një pjesë e madhe e trofeve të këtij viti u ndanë më herët gjatë ceremonisë Creative Arts Emmys, ndërsa në mbrëmjen kryesore u shpallën fituesit e kategorive më prestigjioze.

Çmimet Emmy vlerësojnë arritjet më të mira në televizion gjatë vitit të fundit.

“Widow's Bay” ishte një nga fituesit absolutë të mbrëmjes, duke triumfuar në kategoritë kryesore të komedisë, ndërsa “The Pitt” dominoi çmimet për serialet dramatike. Ndërkohë, Matthew Rhys hyri në histori duke fituar dy çmime Emmy në të njëjtin edicion, për interpretimet e tij në “Widow's Bay” dhe “The Beast In Me”.

Seriali më i mirë dramatik

Fitues: “The Pitt”

Seriali më i mirë komedi

Fitues: “Widow's Bay”

Seriali më i mirë i kufizuar (Limited Series) ose antologji

 Fitues: “DTF St Louis”

Aktori më i mirë në serial dramatik

Noah Wyle – “The Pitt”

Aktorja më e mirë në serial dramatik

Rhea Seehorn – “Pluribus”

Aktori më i mirë në serial komedi

 Matthew Rhys – “Widow's Bay”

Aktorja më e mirë në serial komedi

Jean Smart – “Hacks”

Aktori më i mirë në serial të kufizuar, antologji ose film televiziv

Matthew Rhys – “The Beast In Me”

Aktorja më e mirë në serial të kufizuar, antologji ose film televiziv

 Sally Field – “Remarkably Bright Creatures”

Aktori më i mirë në rol dytësor në serial dramatik

Tom Pelphrey – “Task”

Aktorja më e mirë në rol dytësor në serial dramatik

 Allison Janney – “The Diplomat”

Aktori më i mirë në rol dytësor në serial komedi

Stephen Root – “Widow's Bay”

Aktorja më e mirë në rol dytësor në serial komedi

Kate O'Flynn – “Widow's Bay”

Programi më i mirë i konkurrimit reality

 “The Traitors”

Seriali më i mirë varieté

 “The Late Show with Stephen Colbert”

Skenari më i mirë për serial dramatik

Vince Gilligan – “Pluribus”

Skenari më i mirë për serial komedi

Katie Dippold – “Widow's Bay”

Regjia më e mirë për serial dramatik

Saul Metzstein – “Slow Horses”

Regjia më e mirë për serial komedi

Hiro Murai – “Widow's Bay”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco