
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të gjerë procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, aktgjykimi për të cilin pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.
Reuters e konsideron vendimin një moment me rëndësi të veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, ndërsa në vend po shtohet vëmendja dhe pritshmëria për vendimin e gjykatës.
“Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur ekrane të mëdha ku shfaqet numërimi mbrapsht deri në shpalljen e aktgjykimit, i cili pritet të nisë në orën 10:00 në Hagë. Të shtunën, mijëra qytetarë morën pjesë në një tubim në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së”, raporton Reuters.
Sipas agjencisë, mbrojtja e Hashim Thaçit ka kundërshtuar akuzat për vrasje, torturë dhe krime të tjera, duke i cilësuar ato të pabazuara. Avokatët kanë argumentuar se procesi gjyqësor përbën një përpjekje për të “rishkruar” historinë e luftës së Kosovës.
Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se nuk ekzistojnë prova që e lidhin drejtpërdrejt Thaçin me krimet e pretenduara dhe se nuk është dëshmuar se ai kishte kontroll mbi komandantët e tjerë të UÇK-së.
Artikulli i Reuters pasqyron edhe pritshmëritë dhe emocionet në Kosovë për vendimin e gjykatës.
“Për ne, Hashim Thaçi është hero i Kosovës, luftëtar i lirisë. Ai duhet të kthehet në Kosovë”, ka deklaruar për Reuters Mentor Plakaj, banor i Prishtinës.
Thaçi ka shërbyer si president i Kosovës nga viti 2016 deri në vitin 2020. Para kësaj, ai ishte kryeministër i vendit nga viti 2008 deri në vitin 2014.
Duke folur për rëndësinë e aktgjykimit, Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë jo-rezident në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, e ka cilësuar atë si një “ngjarje tektonike”.
Aktgjykimi në Hagë pritet të jetë një moment i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa vendimi i gjykatës do të ndiqet me vëmendje të madhe edhe për shkak të ndikimit që mund të ketë në debatin politik dhe shoqëror në vend.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
15 Shtator08:16
Mbi 50 mijë euro për ndihmësit e deputetëve/ REL: Sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës asistentët e deputetëve?
Megjithëse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma e deputetëve angazhu...
KOSOVA
14 Shtator23:56
Specialja interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasn...
KOSOVA
14 Shtator23:30
VV-ja shpreh keqardhje për tërheqjen e Sejdiut nga kandidatura
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.
Në n...
KOSOVA
14 Shtator21:40
“Është bërë djallëzi”/ Goxhaj tregon marrëveshjen që iu vu para Thaçit: Hashimi nuk pa fare çfarë firmosi
Kur na ndajnë edhe dy ditë nga verdikti i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, koloneli Dilaver Goxhaj ka sjellë në v&e...
KOSOVA
14 Shtator21:21
Koloneli: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë
Koloneli Dilaver Goxhaj deklaroi se Gjykata Speciale “është bërë me këmbënguljen e Serbisë dhe me Parlamentin Evropian,...
KOSOVA
14 Shtator21:00
Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet, sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për preside...
KOSOVA
14 Shtator20:46
“Sa shumë drama politike”/ Bekim Sejdiu flet pas tërheqjes së kandidaturës për President: Po venitet shpresa e qytetarëve
Emri që u propozua para disa javësh si kandidat konsensual për president, ka vendosur të heq dorë. Bekim Sejdiu ka njoftuar se ka vendo...
KOSOVA
14 Shtator19:45
16 shtatori në Kosovë/ Ambasada amerikane paralajmëron protesta, udhëzim për punonjësit dhe shtetasit amerikan
Ambasada amerikane në Kosovë ka paralajmëruar ditën e mërkurë më 16 shtator protesta të mëdha q priten të zhvi...
KOSOVA
14 Shtator19:11
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President të Kosovës
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke thënë ...
KOSOVA
14 Shtator18:08
Verdikti për ish-krerët e UÇK-së, Kosova në gatishmëri! Policia paralajmëron kufizime të përkohshme në qarkullim më 16 shtator
Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në prag të 16 shtatorit, ditë kur pritet të shpallet në Hagë aktgjykimi p&e...