Dridhet pankina e Spaletit, Antonio Konte bëhet gati për kthimin e bujshëm te Juventusi

Dridhet pankina e Spaletit, Antonio Konte bëhet gati për kthimin e bujshëm te Juventusi

09:17, 15/09/2026

Starti i dobët i kampionatit nga Juventusi, me rezultate e lojë aspak bindëse, ka venë në bankën e të akuzuarve trajnerin Luçiano Spaleti.

Dështimet e emrave si Kolo Muani, Alabegoviç e Voltemade, i faturohen pikërisht atij, pasi nuk po arrin të shfaqë lojën që u kërkua nga një investim që kaloi mbi 100 milionë eurot gjatë verës.

Humbja me Sasuolon ka nisur një revoltë të mirëfilltë të tifozëve, të cilët janë mërzitur me justifikimet e vazhdueshme të trajnerit i cili erdhi me petkun e “shpëtimtarit”, por dështoi në objektivat  e sezonit të kaluar e tashmë duket se nuk po bind as në atë aktual.

Në mesjavë Juventusi përballet me NEC Nijmegen në Ligën e Europës dhe në mungesën e një rezultati bindës, për Spaletin do të kenë përfunduar alibitë.

Kjo është arsyeja pse në Torino po qarkullon gjithnjë e më shumë emri i Antonio Kontes, i cili do të pranonte menjëherë kthimin te bardhezinjtë, aty ku nisi gjithçka nga zero dhe ndërtoi një nga ciklet më të suksesshme të historisë së Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco