Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 15 shtator!

Ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare, lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e në jug të territorit.

Në relievet kodrinore-malore në lindje e në jug, ato shoqërohen me reshje lokale e afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era fryn e lehtë, me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.