Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë

    “AMG Food” e skandalit të salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 2 mln euro kokainë

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë
    Lajmet e fundit

    Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë

    September 15, 2026
    Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë

    Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të Nëndetëseve në Porto Palermo në një kompleks të ri publik kushtuar kujtesës së Luftës së Ftohtë, kulturës dhe vizitës.

    Projekti parashikon që tuneli i nëndetëseve të bëhet Muzeu i Luftës së Ftohtë, ndërsa ish-kazermat ushtarake të ripërdoren për akomodim, gastronomi, aktivitete kulturore dhe edukative.

    “Dikur i ndërtuar për të mbetur i fshehur. Nesër, një mundësi për të hyrë, kuptuar dhe kujtuar”, thuhet në thirrjen e publikuar nga AKPT, e cila fton arkitektë dhe ekipe multidisiplinare nga Shqipëria dhe jashtë vendit të paraqesin koncept-idetë e tyre.

    Konkursi organizohet nga AKPT në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake. Sipas dokumentacionit të konkursit, AKPT është ngarkuar si organi qendror blerës për zhvillimin e procedurës.

    Në qendër të ndërhyrjes është Tuneli i Nëndetëseve. Dokumenti e përshkruan atë jo thjesht si hapësirën ku do të vendoset muzeu, por si vetë objektin kryesor të tij. “Tuneli nuk është thjesht një hapësirë në të cilën duhet vendosur një muze. Vetë tuneli është artefakti kryesor i muzeut”, thuhet në termat e referencës.

    Tuneli ka një gjatësi të raportuar prej rreth 655 metrash, lartësi rreth 11 metra dhe gjerësi minimale rreth 11 metra. Pjesa ujore varion nga rreth 7 deri në 14 metra në gjerësi, ndërsa thellësia është kryesisht 6-8 metra dhe në zona të caktuara arrin rreth 11 metra.

    Kompleksi nëntokësor nisi të ndërtohej në 1969, gjatë bashkëpunimit të atëhershëm mes Shqipërisë dhe Kinës, dhe punimet vijuan për afro dy dekada. Ai u projektua fillimisht për mjete detare dhe më pas u përshtat për përdorimin nga flota shqiptare e nëndetëseve, përfshirë nëndetëset e Projektit 613, të njohura nga NATO si klasa “Whiskey”.

    Tuneli ishte projektuar sipas standardeve të kohës për mbrojtjen antibërthamore. Dy portat e tij të blinduara dhe hermetike ishin ndërtuar për t’u rezistuar sulmeve ajrore dhe shpërthimeve deri në 10 kiloton. Hyrja jugore është sot e hapur, ndërsa porta veriore mbetet e mbyllur.

    Ish-kazermat, nga baza ushtarake në qëndrim për vizitorët

    Konkursi shkon përtej muzeut në brendësi të tunelit. Ish-kazermat, shumica e të cilave janë aktualisht të degraduara, do të marrin funksione të reja. Dokumenti parashikon që akomodimi të jetë i lidhur drejtpërdrejt me identitetin e ish-bazës, muzeun dhe peizazhin.

    Në ish-kazerma mund të zhvillohen gjithashtu funksione pritjeje, gastronomi, edukim, kulturë dhe shërbime të tjera të nevojshme për kompleksin.

    Termat e referencës përcaktojnë se vizitorët mund të qëndrojnë në Porto Palermo për një natë ose për periudha më të gjata, të lidhura me programe kulturore, edukative apo kërkimore. Por dokumenti vendos një kufi të qartë ndaj zhvillimit tradicional turistik.

    “Qëllimi nuk është krijimi i një destinacioni konvencional turistik bregdetar”, por një formë mikpritjeje e lidhur me historinë, kulturën, peizazhin dhe karakterin e Porto Palermos.

    Po kështu, projekti nuk duhet të synojë maksimizimin e shtretërve. Termat kërkojnë që kapaciteti i akomodimit të përcaktohet nga potenciali i ndërtesave ekzistuese, cilësia e qëndrimit dhe kapaciteti real i territorit.

    Synimi është që muzeu, aktivitetet kulturore dhe qëndrimi në ish-bazë të krijojnë arsye për ta vizituar Porto Palermon edhe jashtë sezonit veror. Dokumenti kërkon gjithashtu lidhje me ekonominë vendase përmes punësimit, sipërmarrjeve të vogla, gastronomisë lokale, artizanatit, guidave dhe shërbimeve të tjera.

    Një pjesë e Porto Palermos mbetet bazë ushtarake

    Transformimi nuk do të përfshijë të gjithë ish-kompleksin. Një pjesë e Porto Palermos vazhdon të përdoret nga Forcat Detare Shqiptare për funksione operacionale dhe stërvitore.

    Moli i vogël dhe godina pranë tij do të mbeten në përdorim ushtarak, ndërsa helipadi do të vazhdojë të ruajë funksionin operacional të Forcave Detare. Jashtë periudhave kur nevojitet për operacione ose stërvitje, helipadi mund të përdoret edhe nga kompleksi i ri, sipas kushteve të sigurisë.

    Konkursi zhvillohet gjithashtu brenda një territori të mbrojtur. Parku Natyror i Gjirit të Porto Palermos ka një sipërfaqe prej rreth 1,695 hektarësh, gati 88% e së cilës është detare. Zona me regjim strikt mbrojtjeje që mbivendoset me territorin e konkursit përcaktohet si zonë pa ndërhyrje fizike.

    Edhe Kalaja e Porto Palermos mbetet jashtë ndërhyrjes. Sipas kushteve të konkursit, ajo nuk është objekt projektimi dhe duhet të trajtohet si pjesë e eksperiencës së përgjithshme të vizitorit dhe e marrëdhënies mes muzeut, gjirit dhe peizazhit./ Monitor

    Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ish-kazermat (hotel) Muzeu i Luftës së Ftohtë porto palermo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat (hotel) për vizitorë

    September 15, 2026

    “AMG Food” e skandalit të salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 2 mln euro kokainë

    September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    September 15, 2026

    Armëpushimi energjetik/Trump: Kievi e Moska japin ‘ok’! Zelensky: Gati nëse Rusia e zbaton

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.