Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 7 të pandehur të një prej fraksioneve të dosjes “Revanshi”, më konkretisht për Durim Bamin, Altin Morinën, Aldo Avdylin, Jozi Krajën, Edison Jozvikun, Heneringert Mitrin dhe Oltion Zefin.
Bëhet me dije se GJKKO ka vendosur dënimin me 10.8 vite burg për Durim Bamin. Altin Morina është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.
Jozi Kraja është dënuar me 4 vite dhe 8 muaj burg, Aldo Avdyli me 4 vite dhe 8 muaj burg, Oltion Zefi me 10 vite burg, Edson Jozwik me 8 vite burg, Henerigert Mitri me 5 vite dhe 4 muaj burg.
Llogaritja e dënimit të tyre nis që nga dita e arrestimit dhe të gjithë të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e 7 grupeve kriminale në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa dosja “Revanshi” përfshin 12 ngjarje kriminale të cilat kanë ndodhur ose kanë mbetur në tentativë gjatë vitit 2020.
Vendimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Henerigert Mitri, Durim Bami dhe Altin Morina.”. 2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alma Kodraliu, Engjëllushe Tahiri dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 66, datë 14.09.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashte) vite burgim;
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 7 (shtatë) vite burgim.
4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
5.Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Jozi Kraja fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim;
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
8. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 7 (shtatë) vite burgim.
9. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
10. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim;
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim;
13. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 15 (pesëmbedhjetë) vite burgim.
14. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 10 (dhjetë) vite burgim.
15. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Oltion Zefi të kryhet në burg të sigurisë së lartë, pasi ky i pandehur të arrestohet për efekt të ekzekutimit të vendimit.
16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim;
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
18. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
19. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 8 (tetë) vite burgim.
20. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin pandehurin Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim;
24. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 8 (tetë) vite burgim.
25. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
26. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Henerigert Mitri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;
28. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve T.Xh dhe E.M, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim;
30. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim;
31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim; 3
2. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 16 (gjashtëmbedhjetë) vite burgim.
33. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 10 (dhjetë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
34. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Durim Bami fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
35. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;
36. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim;
38. Pushimin e çeshtjes penale ndaj të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal.
39. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 10 (dhjetë) vite burgim.
40. Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
41. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Altin Morina fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
42. Në bazë të gërmave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Proçedurës Penale, si dhe në bazë të gërmave “a” dhe “d” të pikës 1 të nenit 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit si sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, apo që prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i tyre përbëjnë vepër penale, sendet e sekuestruara të pandehurit Altin Morina me procesverbalin e datës 04.04.2025 ora 03:00, të cilat pas kryerjes së aktit Nr **** datë 08.05.2025 të ekspertimit Teknik arme e fishekësh dhe balistik gëzhojash, janë lënë në ruajtje në magazinën e armatimit të Drejtorisë Vendore Tiranë me procesverbalin e lënies në ruajtje të datës 23.05.2025, konkretisht: një armë zjarri pistoletë me mbishkrim “****”, me numër “****”, me një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit, konkretisht: 1. Pistoleta me mbishkrim “****”, me numër “****”; 2. Një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit teknik arme dhe fishekësh Nr **** datë 08.05.2025;
43. Në bazë të nenit 485 të K. Pr. Penale, t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve shpenzimet proceduriale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe ato të kryera në gjykim.
44. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendim. /CNA
Një grup qytetarësh kanë protestuar mbrëmjen e djeshme par...
Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet gjyqi k...
Projekti me Bankën Botërore për rritjen e konkurrueshmëris...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se një i pandehur nuk m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...
Një tjetër pjesë e audio-përgjimit të publikuar nga ish-zë...
Protestuesit po marshojnë në rrugën Mine Peza te komisiari...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestu...
Gazetari Hysni Gurra ka deklaruar se SPAK ka një shans të ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
15 shtatori po pritet si një datë e një beteje të drejtësi...
Ka nisur protesta e 107 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka zgjeruar rrjetin e bizn...
Gjykata e Lartë nesër pritet të japë vendimin pas kërkesës...
Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Ti...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me 8 vota pro,...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar 12 persona dhe ka proceduar penalisht...
Një automjet është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ...
Kanë nisur hetimet për kallëzimin me jetë ndaj gazetarit O...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Otavë të Kanada...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...