web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime në Bashkinë Shkodër, 2 nënkryetarë të rinj

15 Shtator 2026, 09:40, Politikë CNA

Ndryshime në Bashkinë Shkodër, 2 nënkryetarë të

Bashkia Shkodër ka nga sot dy nënkryetarë të rinj.

Kryebashkiaku Benet Beci ndau sot në rrjetet soiciale detajet nga mbledhja e zhvilluar këtë të martë, ndërsa uroi Bekim Memën dhe Marjan Ndershtiqajn për detyrën e re.

“Dita nis në zyrë, për të diskutuar çështjet e ditës dhe prioritetet që kemi në vijim për qytetin dhe njësitë administrative.

Skuadrës sonë i janë bashkuar Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj, në detyrën e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër. Ju uroj mirëseardhjen, suksese dhe punë të mbarë në përgjegjësitë e reja!

Sot kam edhe një falënderim të veçantë për Rudin Bekën, për kontributin e dhënë gjatë këtyre tri viteve në drejtimin e Bashkisë. Rudini vazhdon të jetë pjesë e skuadrës sonë, tashmë në distancë të cilit i uroj suksese në sfidat e reja. Ai mbetet një mik i imi dhe një shkodran që e do fort qytetin e tij”,-shkruan Beci./CNA

 





Lajmet e fundit nga