‘Shqipëria është shitur për interesat e një diktatori të ri’, Nesho: Përgjimet e Yeffet, tallje për SHBA

09:25, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në dritën e publikimit të përgjimeve të fundit që kanë tronditur skenën politike, zbulohen detaje të reja mbi një regjim të konsideruar si thellësisht të korruptuar dhe autokratik.

Përgjimet e publikuara në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, kanë nxjerrë në pah një skemë ku zyrtarë të lartë shtetërorë keqpërdorin emrin e institucioneve dhe kompanive amerikane për të justifikuar vjedhjen e pasurive publike dhe për të kryer tregti të paligjshme armësh.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, diplomati Agim Nesho e cilëson këtë qasje si një tallje e hapur me partnerët ndërkombëtarë dhe si një fasadë që fsheh një "autokraci elektorale".

Sipas tij, këto materiale komprometuese nuk janë thjesht rrjedhje të rastësishme nga individë të përfshirë, siç u pretendua fillimisht për ish-zëvendëskryeministrin.

Përkundrazi, thekson Nesho, dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet inteligjente perëndimore, ku qëllimi kryesor është t'i jepet një mesazh i qartë opinionit publik dhe aktorëve politikë se fuqitë e mëdha nuk do të tolerojnë më keqpërdorimin e emrit të tyre nga elementë që cilësohen si hajdutë ordinerë të pasurisë kombëtare dhe që bashkëpunojnë me figura kontroverse nga diktaturat afrikane.

Fatkeqësia e një regjimi të korruptuar që nuk mund të ekzistojë në të gjithë botën. Rama kërkon të fuqizohet ekonomikisht për të patur një pushtet të palimituar, mund të bëjë si të dojë, të blejë influenca e të tjera, zgjedh kryeministrat e rradhës të cilët janë mashtrues politikë, me të drejtë ish zëvendëskryeministri i tha vemjet që i gërryejnë trupin ekonomik të Shqipërisë dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e një regjimi, i cili justifikohet që ka një votë popullore, që e ka një 750 mijë vota, por harron që është një autokraci elektorale dhe kur përcaktohet si i tillë nuk kanë rëndësi votat sepse dihet që ky regjim është autokratik. Një regjim i cili nuk siguron zgjedhje të barabarta, një regjim që partia është shtet dhe demokracia është vetëm një fasadë.

Pyetja është e vërtetë sepse është sipërfaqësia demokratike. Sigurisht në një ambient gjeopolitik i cili ka ndryshuar prioritetet, por dua të them që do ndihesha i keqpërdorur në këtë kuptim nga disa elementë të cilët jo vetëm shpërdorojnë pasurinë e popullit të tyre, e vjedhin atë, por që janë aventurierë politikë pa vlerë. Çështja është që a ia vlen të merresh me ta dhe ky është problemi jonë, për arsye sepse ne e ndjejmë që Shqipëria gjithmonë e më shumë është shitur për interesat e një diktatori të ri, të papërgjegjshëm, të Ramës, dhe nga ana tjetër shikojmë një apati të perëndimit që deri tani ne kemi menduar në ato vlera dhe principe të cilat na bashkojnë në një rrugë të përbashkët sot në botë. Pra, këta që tallen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kjo është një farë tallje, që hajde t'ju mbyllim sytë të bëjmë sikur jemi kompani amerikane dhe nga ana tjetër të rrëmbëjmë ato paret e popullit tonë, të bëjmë tregti të paligjshme armësh, të thyejmë të gjitha rregullat që janë, për arsye sepse mundemi dhe na e lejojnë. Domethënë kjo është fyerja më e madhe për mua, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjithë perëndimin.

Por dua të them një gjë Flavio, edhe këto përgjime që zoti Ahmetaj i paraqit, nuk i ka bërë vetë. Pra dihet që në një formë perëndimi po reagon me anë të shërbimeve të tyre duke thënë që ky palaço politik, i cili përpiqet edhe të tallet me neve, ky është një keqpërdorues dhe një hajdut ordiner i popullit të tij, i pasurive të tij. Zgjedh disa elementë jo vetëm kontroversë dhe të papranueshëm, që gjithë pasurinë e tyre e kanë krijuar me diktatorët e Afrikës, por ky në fund të fundit përbën një rrezik që populli shqiptar duhet ta qërojë sa më shpejt. Pra ideja e këtyre përgjimeve nuk janë idesë thjesht të paraqitura në një moment të caktuar. Është ai kundërveprim që ti Flavio me të drejtë quan që superfuqitë e tilla nuk duhet të tolerojnë kur disa hajdutë ordinerë përpiqen që t'i përdorin ose t'i keqpërdorin përpara opinionit publik.

Këto janë mënyrat indirekte të reagimit dhe unë mendoj që ky reagim do të jetë gjithmonë edhe më i fortë, por nga ana tjetër edhe neve duhet të bëjmë ato detyra të cilat me të drejtë protesta popullore ka arritur në një fazë të avancuar, por tani janë metrat e fundit për ta çuar këtë regjim në koshin e plehrave të historisë për të mos u përsëritur më kjo tragjedi që po i vjen popullit shqiptar. E duke përfunduar dua të them Flavio që jemi në një moment tepër kritik, por duhet pak kreativitet. Atë që ti shumë herë në emisionin tënd tepër popullor e përdor për patronazhistët. Duhet që foltorja dhe protestuesit ta ngrenë si një detyrim përpara parlamentit shqiptar, kuvendit shqiptar, që këta patronazhistë do të kalojnë në Shqipërinë e re, do të gjykohen nga ligjet e shoqërisë së lirë demokratike si elementë që kanë përdorur presionin për të manipuluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në një vend. Pra do të jenë elementë të drejtësisë së re.

Duhet të shkatërrohet një element i tillë që është patronazhismi. Sepse jemi në fazën që bustit të Edi Ramës duhet t'i heqim ato bulonat e fundit të cilat janë pre e hekuri, për të rënë dhe për t'u zvarritur, për t'u qëruar njëherë e mirë nga ky vend. Pra duhet të jemi pak kreativë të sulmojmë atje ku përkrahen dhe për mendimin tim janë: goditja e patronazhistëve, është një element që ata jo duhen trembur, por duhen vënë para përgjegjësisë se do të vijë një ditë që ata do të japin llogari përpara ligjit, edhe gjithë kjo masë që ne i dimë se kush janë, i kanë evidentuar edhe në rrjetet sociale, do të mbajnë përgjegjësi në qoftë se vazhdojnë. Do të mbajnë përgjegjësi dhe për atë që kanë bërë, por edhe në qoftë se vazhdojnë akoma më tepër. E dyta, duhet të bëjnë presion te dy-tre lidera ndërkombëtarë të cilët e mbajnë për arsye, klientin e tyre, për arsye të projekteve antikombtare në Ballkan,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco