AKTUALITET /

Tentativë vr*sje, drogë e spiunazh brenda policisë, GJKKO jep dënimet për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Të gjithë të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Shkruar nga Versus
Tentativë vr*sje, drogë e spiunazh brenda policisë, GJKKO jep
Aldo Avdyli, Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes “Revanshi” ku u zbulua veprimtaria kriminale e 7 grupeve me dokumentimin e 12 ngjarjeve kriminale që u përgatitën apo dështuan gjatë vitit 2020.

Të gjithë të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me pothuajse gjysmën e dënimit të kërkuar nga SPAK. Konkretisht:

Durim Bami (sigurim i kushteve për të kryer vrasje, trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal)- 10.8 vite burg

Altin Morina (ish-efektiv i RENEA-s)- 6 vite e 8 muaj burg

Aldo Avdyli (sigurim i kushteve për të kryer vrasje)- 4 vite e 8 muaj burg

Jozi Kraja- 4 vite e 8 muaj burg

Heneringert Mitri  (ish-polic)- 5 vite e 4 muaj burg

Oltjon Zefi- 10 vite burg

Edison Jozvik- 8 vite burg 

Kujtojmë se SPAK kishte kërkuar më herët dënimin me 98 vite burg në total për 7 të pandehurit duke i akuzuar për trafik droge e grup të strukturuar kriminal.

Jozi Kraja e Aldo Avdyli dalin në dosje si dy prej personave që ishin përpjekur të vrisnin Durim Bamin. Ndërsa ky i fundit akuzohet se donte të vriste ish-deputetin e PS Arben Ndoka apo edhe Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin. Për Bamin, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 21 vite burg.

Oltion Zefi dhe Edison Jozvik ishin të përfshirë në trafik droge. Ish-polici Mitri u dënua nën akuzën se kishte favorizuar një grup kriminal. Ndërsa ish-efektivi Morina bashkëpunonte me Durim Bamin duke i dhënë këtij të fundit informacione për aksionet e policisë. Versus.al

Poll