E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Benzema drejt një rikthimi të bujshëm? Një lëvizje e fshehtë ndez zërat

Ilustrim · Vizion Plus

Karim Benzema mund të rikthehet sërish në futbollin europian.

Sulmuesi francez, 38 vjeç, po shqyrton mundësinë për të vazhduar karrierën në Europë dhe emri i tij është lidhur së fundmi me Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve të Fichajes.net, Benzema ka pasur kontakte me ambientin e klubit gjerman për t’u informuar më nga afër rreth projektit sportiv të Leverkusenit.

Francezi thuhet se ka biseduar edhe me Moussa Diaby dhe Lucas Vazquez, dy futbollistë që aktualisht janë pjesë e skuadrës gjermane.

Kontakti me Diabyn ka një peshë të veçantë, pasi të dy kanë qenë shokë skuadre te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Diaby është rikthyer këtë verë te Leverkusen, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2031.

Ndërkohë, Vazquez, ish-shok skuadre i Benzemas te Real Madridi, është gjithashtu pjesë e projektit të klubit gjerman.

Megjithatë, deri tani nuk bëhet fjalë për një marrëveshje apo negociata zyrtare mes Benzemas dhe Bayer Leverkusenit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.