GJKKO jep vendimin për fraksionin e dosjes 'Revanshi'! Ja sa u dënuan Durim Bami dhe 6 të tjerët

GJKKO jep vendimin për fraksionin e dosjes 'Revanshi'! Ja sa u dënuan Durim Bami dhe 6 të tjerët

09:36, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO shpalli sot vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.

Të pandehurit u hetuan dhe u gjykuan si pjesë e një prej fraksioneve të dosjes 'Revanshi'

Denimet

Jozi Kraja, 4.8 vite burg

Aldo Avdylin, 4.8 vite burg

Oltiom Zefi, 10 vite burg

Edison Jozwik, 8 vite burg

Henerigert Mitri, 5.4 vite burg

Durim Bami, 10.8 vite burg

Altin Morina, 6. vite burg

Dënimet e mësipërme janë përfundimtare ku janë përllogaritur edhe zbritja me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar

Të pandehurit e mësipërm u gjykuan me procedurë të shkurtuar ndërsa kjo formë gjykimi iu refuzua Marklen Hakës për shkak të veprës së rëndë, vrasje e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në dëm të Durim Bamit. Për të çështja u veçua dhe po me gjykim të zakonshëm. 

Zbardhja e komunikimeve në SKY ECC zbuloi disa grupe kriminale që ishin përfshirë në sigurim kushtesh për të kryer vrasje, kultivim narkotikësh në bashkëpunim me strukturat policore, atentate dhe episode të tjera kriminale.

Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

50 urdhëra arresti u lëshuan nga SPAK, por proceset janë ndarë në disa fraksione. Disa muaj më parë për një prej fraksioneve SPAK kërkoi 127.6 vite burg, ndër to emra të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi, Gjergji Cukali, Astrit Avdyli, Xhelal Rraja, Viktor Imeraj etj.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alma Kodraliu, Engjëllushe Tahiri dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 66, datë 14.09.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashte) vite burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim; 3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 7 (shtatë) vite burgim.

4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

5.Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Jozi Kraja fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim;

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

8. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 7 (shtatë) vite burgim.

9. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

10. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim;

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim;

13. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 15 (pesëmbedhjetë) vite burgim.

14. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 10 (dhjetë) vite burgim.

15. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Oltion Zefi të kryhet në burg të sigurisë së lartë, pasi ky i pandehur të arrestohet për efekt të ekzekutimit të vendimit.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim;

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

18. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

19. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 8 (tetë) vite burgim.

20. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin pandehurin Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;

22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe në
bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim;

24. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 8 (tetë) vite burgim.

25. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

26. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Henerigert Mitri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;

28. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve T.Xh dhe E.M, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim;

30. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim;

31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim;

32. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 16 (gjashtëmbedhjetë) vite burgim.

33. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 10 (dhjetë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

34. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Durim Bami fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

35. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim; 

36. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim;

38. Pushimin e çeshtjes penale ndaj të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal.

39. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 10 (dhjetë) vite burgim.

40. Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

41. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Altin Morina fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

42. Në bazë të gërmave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Proçedurës Penale, si dhe në bazë të gërmave “a” dhe “d” të pikës 1 të nenit 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit si sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, apo që prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i tyre përbëjnë vepër penale, sendet e sekuestruara të pandehurit Altin Morina me procesverbalin e datës 04.04.2025 ora 03:00, të cilat pas kryerjes së aktit Nr **** datë 08.05.2025 të ekspertimit Teknik arme e fishekësh dhe balistik gëzhojash, janë lënë në ruajtje në magazinën e armatimit të Drejtorisë Vendore Tiranë me procesverbalin e lënies në ruajtje të datës 23.05.2025, konkretisht: një armë zjarri pistoletë me mbishkrim “****”, me numër “****”, me një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit, konkretisht: 1. Pistoleta me mbishkrim “****”, me numër “****”; 2. Një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit teknik arme dhe fishekësh Nr **** datë 08.05.2025;

43. Në bazë të nenit 485 të K. Pr. Penale, t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve shpenzimet proceduriale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe ato të kryera në gjykim.

44. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 15.09.2026

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco