GJKKO jep 50 vite burg 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina

Kronike

Publikuar: 15/09/2026

GJKKO jep 50 vite burg 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit, për dosjen “Revanshi”, e cila zbardhi 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar .

DËNIMET E GJKKO

Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg

Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli)  7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg

Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg

Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në    8 vite burg

Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg

Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg

Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg

/shqiptarja.com