Sport

Biletat për ndeshjet e Shqipërisë, edhe fizikisht pranë “Air Albania”-s!

Përveçse online, shiten edhe fizikisht biletat për dy ndeshjet e Kombëtares në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 6 tetor. Krahas shitjes në platformën ebileta.al, nga sot, të interesuarit mund të blejnë biletat edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadium.

Kjo mundësi u vjen në ndihmë të gjithëve atyre që preferojnë ta kryejnë procesin e blerjes fizikisht, ndërsa shitja online vijon aktive në platformën zyrtare. Biletaria fizike qëndron e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 e 16:00–20:00.

FSHF-ja fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares që të sigurojnë biletën dhe të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në nisjen e rrugëtimit të ri në UEFA Nations League.