Ledri Vula
Ledri Vula shpesh ndan me ndjekësit momente të veçanta që kalon me vajzën e tij, duke treguar lidhjen e ngushtë që ka me të. Edhe ditën e djeshme, këngëtari publikoi disa fotografi teksa shoqëronte vajzën e tij për në shkollë.
Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e ndjekësve ishte një tatuazh i ri që Ledri kishte gdhendur në trup. Tatuazhi ishte me pamje fëmijërore, ku shfaqen dy figura të thjeshta, një baba dhe vajza e tij.
Ky detaj i veçantë emocionoi ndjekësit, ndërsa fotografia u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Disa prej ndjekësve kanë aluduar se tatuazhi mund të jetë një vizatim i bërë nga vajza e tij.
Sondazh
Poll
