PSG fiton një tjetër betejë, Mbappe detyrohet t’i paguajë mijëra euro

PSG fiton një tjetër betejë, Mbappe detyrohet t’i paguajë mijëra euro

10:24, 15/09/2026

Kylian Mbappe është urdhëruar t’i paguajë 60 mijë euro Paris Saint-Germainit, pasi Gjykata e Apelit në Paris ka marrë një vendim në lidhje me sekuestrimet e përkohshme që sulmuesi kishte bërë në llogaritë bankare të klubit në pranverën e vitit 2025.

Sipas “L’Equipe”, vendimi i fundit përbën një tjetër kapitull në përplasjen e gjatë ligjore mes Mbappes dhe ish-klubit të tij, e cila ka vazhduar edhe pas largimit të francezit nga kryeqyteti.

Mbappe u largua nga PSG-ja dhe iu bashkua Real Madridit në gusht të vitit 2024.

Pas transferimit në Spanjë, ai pretendoi se klubi francez i kishte mbetur borxh për disa bonuse dhe shpërblime të papaguara.

Në total, sulmuesi kërkoi rreth 60 milionë euro nga PSG-ja, duke pretenduar se bëhej fjalë për detyrime financiare që klubi duhej t’i kishte përmbushur.

Çështja u bë edhe më e ndërlikuar gjatë vitit 2025. Pavarësisht mbështetjes që Mbappe kishte marrë nga komiteti ligjor i LFP-së, mosmarrëveshja mes dy palëve nuk arriti të zgjidhej.

Në pranverën e vitit 2025, Mbappe ndërmori hapa të mëtejshëm ligjorë dhe iu drejtua gjykatës së punës, ndërsa paralelisht u kryen edhe masa të përkohshme ndaj llogarive bankare të PSG-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco