web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi për Ron Yeffet/ Kalaja: Rama ka dalë zbuluar me korrupsionin e tij

15 Shtator 2026, 10:33, Aktualitet CNA

Audio-përgjimi për Ron Yeffet/ Kalaja: Rama ka dalë zbuluar me

Kreu i Partisë Demokratik në Krujë, Aulon Kalaja, ka folur paraditen e sotme në lidhje me pjesën e re të audio-përgjimit të publikuar për biznesmenin izraelit Ron Yeffet.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me "Syri TV", Kalaja u shpreh se audio-përgjime të tjera pritet të dalin në ditët në vijim.

Ndër të tjera tha se kryeministri Edi Rama është kthyer tashmë në një pushtetar të zhytur në afera dhe që sipas tij po përballet me një diskreditim të plotë publik e ndërkombëtar.

Kalaja tha më tej se për këtë çështje pret edhe një përgjigje të fortë nga ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt.

“Mendoj që këto audio-përgjime do të dalin edhe më shumë. Ndërkohë po më kujton skenarin e Maqedonisë, 'bombat' quheshin ato kundër Gruevskit në skenarin maqedonas. Absolutisht, janë kataloge të parapara këto që kanë ndodhur në vende me autokraci. Jam dakord me ambasadorin që e përmendi pak më herët, futemi në një stinë shumë interesante në gjykimin tim. Pa diskutim që duhet ta zgjidhin vetë situatën, pa diskutim që duhet protesta, pa diskutim që opozita duhet të godasë me sëpatë. Sigurisht që nuk duhet të hedhë vetëm ndonjë fishek tek-tuk, por duhet të godasë fuqishëm.

Por unë mendoj që është momenti tani që do të kemi një rënie të pushtetit dhe një diskreditim ndërkombëtar, që në rast se do t'i njohim një domen protestës, ky është domeni kryesor, që zoti Rama nuk është më njeriu që mahnit Parisin, por është kthyer në një palaço, as në një gastor të oborrit ndërkombëtar, por në një njeri i cili ka dalë lakuriq tani në korrupsionin e tij. Jo ai njeriu që mbledh komunitetet fetare dhe i vendos si lapsat me ngjyra në xhaketën e tij, jo ai njeriu që shkon me atlete dhe bën ato shfaqjet e shëmtuara.

Unë mendoj që ai tanimë është i shtypur si populli i tij dhe absolutisht që pres një përgjigje shumë të fortë, sepse nuk e mbarova pak më përpara se u ndërpre lidhja. Pse e pres unë një përgjigje të fortë nga ambasadori amerikan? E pres sepse di edhe formimin e tij, të gjithë e dinë që ai vjen, ka një formim ushtarak apo jo? Këtu po flitet për armët dhe sigurisht që ai e ndien mirë këtë, është kuzhina e tij kjo”, u shpreh Kalaja. /CNA





Lajmet e fundit nga