web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projektligji që "blen" Kushtetuesen/ PD bën kërkesë për seancë dëgjimore publike

15 Shtator 2026, 10:27, Politikë CNA

Projektligji që "blen" Kushtetuesen/ PD bën

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Komisionin e të Drejtave të Njeriut për zhvillimin e një seance dëgjimore publike mbi projektligjin e propozuar nga dy deputetët socialistë, Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli.

Bëhet fjalë për projektligjin e propozuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 'Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar”.

Projektligji që "blen" Kushtetuesen/ PD bënProjektligji që "blen" Kushtetuesen/ PD bënProjektligji që "blen" Kushtetuesen/ PD bën

PD kërkon të thirren në seancë dëgjimore për të dhënë mendimin e tyre institucionet dhe shoqatat që kanë interes në këtë çështje, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Prokurori i Përgjithshëm, kryetari i Gjykatës së Lartë.

“Kjo nënkupton edhe që gjatëshqyrtimit dhe miratimit të propozimeve ligjore që prekindrejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, kupërfshihen pagat e tyre, procesi ligjvënës duhet të përfshijë njëanalizë tërësore dhe të detajuar të qëllimit të synuar dhepasojave të pritshme, sikundër duhet të sigurojë edhepjesëmarrjen aktive të vet gjyqtarëve/magjistratëve osegrupimeve që i përfaqësojnë ata. Ky konsultim duhet të jetë, mbi të gjitha, edhe efektiv”,-theksohet në kërkesë.

Më 29 korrik, CNA publikoi të dhënat e siguruara nga dokumenti i projektligjit, që në thelb synon “blerjen” e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca, pasi ndryshimet favorizojnë gjyqtarët dhe magjistratët e këtij institucioni, që kanë në dorë vendimet për zyrtarët e lartë shqiptarë./CNA

 





Lajmet e fundit nga