U kap në flagrancë duke i vënë zjarrin pyllit në Himarë, arrestohet 52-vjeçari

15 Shtator 2026 | 10:42

Një 52-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin një pylli në Borsh të Himarës .

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë D. Z., 52 vjeç, i cili dyshohet se ka vendosur disa vatra zjarri në zonë, duke rrezikuar edhe banesat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë pas njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa është rrezikuar edhe një banesë që ndodhej pranë vatrave të zjarrit.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD kërkon seancë dëgjimore për ndryshimet në ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët

Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut për zhvillimin e një seance dëgjimore publike lidhur me projektligjin “Për disa...
10:13 | 15/09/2026

E vjedhur në fshatin Panaja të Vlorës, gjendet e djegur fuoristrada në një tunel! Dyshime për përdorim kriminal

Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cërkovinës. Sipas...
10:13 | 15/09/2026

Vendimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, ish-kryeprokurori: Ja çfarë pritet nga gjyqtarët

I ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, ish-kryeprokurori dhe avokati Eugen Beçi ka zbërthyer skenarët kryesorë se si mund të veprojnë gjyqtarët pas vendimit...
10:00 | 15/09/2026