Flash

Çmimi i naftës në nivele rekord, PD: Qeveria të ndërhyjë menjëherë me lehtësira fiskale

Lapsi.al 15 September 2026

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të ndërhyjë urgjentisht për të ulur barrën fiskale mbi karburantet, pasi çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në nivele rekord. Në një deklaratë për mediat, deputeti Eno Bozdo tha se nafta po tregtohet rreth 229 lekë për litër, ose rreth 2.5 euro, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Europë dhe mbi mesataren e rajonit.

Sipas tij, çmimi i lartë po rëndon jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe bizneset dhe sektorët prodhues e të shërbimeve. “Arsyeja kryesore sot e çmimeve kaq të larta të biznesit në Shqipëri është ngarkesa shumë e lartë fiskale”, deklaroi Bozdo, duke argumentuar se barra fiskale përbën rreth 53% të çmimit final të naftës.

Ai theksoi se në çmimin e karburantit përfshihen akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja 20%, duke shpjeguar se shqiptarët paguajnë një barrë fiskale më të lartë se qytetarët e vendeve të rajonit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI