
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas qeverisjes së tij 12-vjeçare, tha se do të kandidojë për postin e kryeministrit në zgjedhjet e 25 tetorit, ndërsa mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën të hënën në Beograd.
Vuçiçi është përballur prej gati dy vitesh me protesta kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët, nisur nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor, e cila shkaktoi vdekjen e 16 personave në qytetin e Novi Sadit në nëntor 2024.
Të hënën në mbrëmje, mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kandidatët parlamentarë të lëvizjes “Studentët Fitojnë”, lëvizja kryesore opozitare. Kandidatët dorëzuan firmat e certifikuara të mbështetësve të tyre, që përbën hapin fillestar për t’u përfshirë në fletën e votimit.
Vuçiçi, i cili në qershor tha se do të jepte dorëheqjen, por nuk përcaktoi një datë, shpalli zgjedhjet e parakohshme për 25 tetor.
“Dëshiroj t’ju informoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen si president”, u shpreh ai asokohe. “Atë mbrëmje do t’i drejtohem kombit dhe do t’i falënderoj njerëzit për mbështetjen e tyre.”
Disa parti opozitare, përfshirë Partinë Demokratike dhe lëvizjen “Kreni Promeni” (“Nis Ndryshimin”), janë zotuar të mbështesin lëvizjen studentore dhe nuk do të paraqesin kandidatët e tyre.
Në protestë, studentët mbanin flamuj serbë dhe brohorisnin: “Studentët Fitojnë.”
“Ne, si studentë, duam ta rivendosim sistemin dhe të fillojmë gjithçka nga e para, në mënyrë që institucionet të mund të kryejnë detyrat e tyre”, tha studenti Stefan Lukiç, i cili mori pjesë në aktivitet.
Studentët dhe partitë opozitare akuzojnë Vuçiçin dhe aleatët e tij për korrupsion dhe për kontrollin e mediave, akuza që ata i mohojnë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Shtator10:27
Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez
Në një tjetër incident që ka rritur tensionet, Danimarka ka denoncuar veprimet e një fregate ruse, e cila dyshohet se ka lëshuar...
BOTA
15 Shtator09:41
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane ngre alarmin: Evropa rrezikon të mbetet peng i SHBA-së dhe Kinës për inteligjencën artificiale
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka paralajmëruar se Evropa duhet të zhvillojë modelet e veta të inteligje...
Nga Ron Bousso
BOTA
15 Shtator09:30
Armëpushimi energjetik i Trumpit në Ukrainë nuk do ta zgjidhë krizën globale të naftës
Një armëpushim në infrastrukturën energjetike që Presidenti i SHBA-së Donald Trump arriti midis Rusisë dhe Ukrain...
BOTA
15 Shtator09:23
Sulmohet Arabia Saudite, bombardohet me raketa dhe dronë
Huthët e Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Arabisë Saudite, ndërsa paralel...
BOTA
15 Shtator09:07
Rusia godet stacionin e benzinës dhe depot në kryeqytetin e Ukrainës
Një dron goditi një pikë karburanti në Kiev gjatë orëve të para të mëngjesit, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit...
BOTA
15 Shtator08:55
Trump, ultimatum për “AI”, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta ng...
BOTA
15 Shtator08:39
Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se disponojnë armë të vendosura në orbitë, t...
BOTA
15 Shtator08:09
Frikë nga zhvillimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale, bien aksionet në bursa
Thirrjet e drejtuesve të industrisë së inteligjencës artificiale për të ngadalësuar zhvillimin e teknologjisë kanë...
BOTA
15 Shtator08:02
Rrëzohet një avion në Gjermani, humbin jetën 3 persona
Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë...
BOTA
15 Shtator08:01
Dyshohet se hyri në Lituani nga Bjellorusia, NATO rrëzon një dron
Një avion luftarak i NATO-s rrëzoi një mjet ajror pa pilot në Lituani pak pas mesnatës, bwri me dije Qe...