
Bledar Bakaj, 52 vjeçari i arrestuar ditën e djeshme për plagosjen e ish-vjehrrit të tij Enver Grëmi, dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka abuzuar seksualisht me ish-bashkëshorten e tij Merita Grëmi.
Vetë kjo e fundit, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar dhe pasojat psikologjike të shkaktuara nga dhuna.
“Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘ Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita Gremaj duke kërkuar edhe një psikolog.
Mbrëmjen e së dielës, Bakaj shkoi në banesën e ish-vjehrrit të tij dhe e plagosi këtë të fundit me drapër në këmbë. I arrestuari për ngjarjen e rëndë rezulton të jetë daja i deputetes së PS, Zegjine Çaushi. Versus.al

