Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë të Shijakut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në oborrin e një banese, në pronësi të shtetasit me inicialet S. G.
Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar porta e banesës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.













