Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Mesazh kërcënues ndaj gazetarit Osman Stafa në Tiranë, policia nis hetimet për identifikimin e autorit

Lapsi.al 15 September 2026

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar në polici se është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në Facebook. Sipas kallëzimit, mesazhet përmbanin kërcënime të drejtpërdrejta si “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”. Policia dyshon se ato janë dërguar nga një profil i falsifikuar. Stafa ka deklaruar se kërcënimi mund të lidhet me një material filmik që ai publikoi nga protesta e 8 shtatorit para Kuvendit.

Në pamjet e publikuara prej tij dokumentoheshin veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit të një protestuesi. Pas kallëzimit, Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurorinë e Tiranës. Çështja po hetohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personit që fshihet pas llogarisë dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kërcënimit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI