107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Sipas saj, me anë të kësaj nisme synohet jo vetëm përcaktimi i pagave por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit.
TIRANA- Mazhoranca vijon të mbështesë propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Projektligji është shqyrtuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku socialistët argumentuan se formula respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mundësitë financiare të shtetit.
Bazuar në draftin përkatës, rritja do të jetë rreth 8500 lekë për pagën referuese të magjistratëve. Në lidhje me këtë, propozuesja e draftit Aulona Byklykbashi u shpreh se Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, por ia ka lënë Kuvendit zgjedhjen e mënyrës së llogaritjes. Sipas saj, me anë të kësaj nisme synohet jo vetëm përcaktimi i pagave por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit.
“Me këtë nismë synojmë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Synojmë përcaktimin e pagave, por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit. Neni 138 garanton se pagat e përfitimeve dhe gjyqtarëve nuk mund të ulen. Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, zgjedhja është te ligjvënësi me kushtin që të mos ketë ulje. Koeficienti 0.38 është zgjedhur për garancitë kushtetuese për magjistratë, por edhe nga ana tjetër ta themi hapur, ka marrë në konsideratë mundësitë e buxhetit të shtetit”, tha propozuesja e draftit Aulona Byklykbashi.
Projektligji ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë, pasi përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se koeficienti i propozuar përmbush kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa nga Ministria e Financave u tha se kostoja është e pranueshme dhe bie dakord me këtë.
“Falënderojmë propozuesit. Mendojmë se plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë. “Kostoja është e pranueshme, jemi dakord”, u tha nga Ministria e Financave.
Nga ana tjetër, deputeti Eno Bozdo u shpreh se kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke shtuar se që në prill i është kërkuar qeverisë një projektligj. Në fund, ai bëri me dije se Partia Demokratike ka deklaruar se do të votojë kundër projektligjit të mazhorancës, i cili pritet të kalojë për miratim në seancën e 17 shtatorit.
“Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që në prill iu kërkua qeverisë një projektligj dhe nuk e solli, por e sollën kolegët. Ne nuk na intereson fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj për ne. Në emër të grupit njoftoj se ne do të votojmë kundër këtij projektligji”, tha Bozdo./Dosja.al
Foto ilustruse SHIJAK- Një shpërthim me lëndë plasësë ka nodhur rreth orës 1:00, në fshatin Ardhishtë në ...
Foto ilustruse TIRANA- Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfu...
Pamje nga protesta e djeshme TIRANA- Policia ka arrestuar 12 protestues, të cilat morën pjesë në protestën e doitës së d...
Proteste TIRANË- Qytetarët kanë protestuar para Gjykatës së Lartë, teksa gjyqtarët ndodhen në dhomën e kë...
Merita Gremaj ROSKOVEC- Ish-partnerja e dajës së deuptetes socialiste Zeqine Çaushi, i cili disa ditë më parë pla...
Durim Bami TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë ...
Durim Bami TIRANA- GJKKO ka shpallur vendimin për shtatë të pandehurit në kuadër të dosjes “Revanshi”. ...
Automjeti i djegur VLORA- Një automjet tip fuoristradë, i cili rezulton i vjedhur është gjetur i djegur në një tunel t&...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 108-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Porto Palermo Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e is...