Nuk ka ndryshim masë sigurie për Erion Veliajn. Gjykata e Lartë la në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, të dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.
Çështja ishte rikthyer në Gjykatën e Lartë pasi shumica e gjyqtarëve kushtetues vlerësoi se në vendimin e mëparshëm nuk u dhanë argumente të mjaftueshme se përse Veliaj duhet të mbahej në burg, duke marrë parasysh edhe faktin se është drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.