Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi vendimin e GJKKO-së, Erion Veliaj mbetet në burg
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
• Gjykata e Lartë shqyrtoj ditën e sotme masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. • Seanca u zhvillua në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, nga gjyqtarët Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala. • Në qendër të shqyrtimit ishte masa “arrest me burg” e caktuar ndaj Veliajt, ku Gjykata e Lartë do duhet të arsyetonte nëse ishte proporcionale masa e sigurisë “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. • Në fund të seancës, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij. • Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. • Çështja u rikthye për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. • Ajo argumentonte se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Avokati Eron Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimt të Gjykatës së Lartë, e cila la na në burg kryebashkiakun. Përmes një postimi në rrjetet socile, ai u shpreh se Gjykata e Lartë la në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, duke shtuar se po cenohet shteti i së drejtës.
Më tej, ai tha se rezultati i shpallur sot ngre një pyetje mbi vlerën e garancive kushtetuese në rastet kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht. Avokati paralajmëroi se mbrojtja do të përdorë çdo mjet juridik të parashikuar nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.
Ndreca argumetoi se pasojat shkojnë përtej një procesi individual, pasi vendimi i dhënë nga Gjykata e Lartë po pengon ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë.
Plarent Ndreca: Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit.
Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit.
Pasojat shkojnë përtej një procesi individual. Ato mbajnë peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim.
E gjithë kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar, por për ta vijuar betejën. Mund ta izolojnë dhe t’i kufizojnë mundësinë për të folur, por nuk mund ta mundin politikisht nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes “laëfare”-it. Ne do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare. Shqipëria meriton një drejtësi të standardeve evropiane, e cila garanton të drejtat, respekton vendimet kushtetuese dhe mbron demokracinë, mjetin më të lartë që qytetarët kanë në dorë për të vendosur se kush i përfaqëson dhe kush e drejton vendin./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit që ndodheshin jashtë Gjykatës së Lartë kanë shpërthyer në thirrje kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Kolegjit për ta lënë atë në burg.
“Rama në burg, Veliaj në burg”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve, të cilat janë bërë me megafon pas shpalljes së vendimit.
Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për qëndrimin e tij në qeli.
TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erion Veliajn. Gjatë mbledhjes së sotme, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.
Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit 'arrest me burg' për Veliajn.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë protestuar para Gjykatës së Lartë, teksa gjyqtarët ndodhen në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Protestuesit kanë kërkuar që Veliaj të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa kanë thirrur: “O gjykatës, bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”.
Një prej protestuesve tha se lirimi i Veliajt do të ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas tij, ndërtimet në Tiranë, përgjimet dhe provat e administruara nga organet e drejtësisë janë ndër arsyet pse kryebashkiaku duhet të qëndrojë në burg.
“Për mua dhe për çdo qytetar, vetëm ndërtimet në Tiranë janë një arsye e mjaftueshme që ai të vazhdojë të qëndrojë në burg. Edhe përgjimet dhe provat që kanë dalë në raport me Veliajn janë arsye dhe argumente të mjaftueshme që ai duhet të qëndrojë në qeli. Një dalje e Veliajt sot do të ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pasi do të cenonte pavarësinë e tij”, u shpreh protestuesi.
TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj Erjon Veliaj pritet të nis për pak minuta në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e tij.
Gjatë kësaj seance pritet që të shyqyrtohet edhe një herë masën e sigurisë së kryebashkiakut. Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel, por për shkak të bojkotit të avokatëve parashikohet që seanca atje do të shtyhet.
Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. Ajo argumentoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës./Dosja.al
TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca do të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, ndërsa në qendër të shqyrtimit është masa “arrest me burg” e caktuar ndaj Veliajt. Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë se a është proporcionale masa e sigurisë “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.
Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. Ajo argumentoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al