Një efektiv i Policisë është arrestuar në Durrës, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Në pranga ka rënë efektivi S.M., me detyrë Trup Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe dy punonjës të tjerë të Komisariatit të Policisë Durrës.
Bëhet fjalë për S.H., me detyrë Specialist për Rendin, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Të dy dyshohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.













