Kur propaganda dhe mashtrimi dështojnë përballë drejtësisë
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...

Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arbana, feston sot 86-vjetorin e lindjes.
Lindur më 15 shtator 1940 në Tiranë, ai ka ndërtuar një karrierë monumentale me dhjetëra role të paharruara në teatër dhe kinematografi, duke filluar që nga paraqitjet e tij të hershme në vitin 1963 me filmin ‘Detyra e re’.
Pasi kreu studimet e larta në shkollën për aktorë “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, ai fillimisht dha kontributin e tij në Radio Tirana, ndërsa nga viti 1977 e deri sa doli në pension shërbeu si aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Në skenën e këtij teatri Arbana solli në jetë personazhe të skalitura me mjeshtëri në shfaqje të tilla si ‘Arturo Ui’, ‘Prefekti’ apo ‘Familja e Peshkatarit’, për t'u rikthyer fuqishëm më pas edhe në skenë me role protagonistësh në dramat ‘Streha e të harruarve’ (2004) apo ‘Babai' (2019), me të cilin u shpall gjithashtu “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, duke dëshmuar energji dhe përkushtim të pashtershëm skenik.

Gjatë rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm kinematografik, i cili përfshin prodhime të shquara ndër vite si ‘Komisari i dritës’ (1966), ‘Dueli i heshtur’ (1967), ‘Kapedani’ (1972), ‘Fije që priten’ (1976), ‘Gjeneral gramafoni’ (1978), ‘Liri a vdekje’ (1979), ‘Nëntori i dytë’ (1982) në rolin e monumentit të historisë Isa Boletini, ‘Dora e ngrohtë’ (1983), ‘Kush vdes në këmbë’ (1984), ‘Hije që mbeten pas’ (1985), ‘Kur hapen dyert e jetës’ (1986), ‘Binarët’ (1987), ‘Rikonstruksioni’ (1988) e deri te ‘Balada e Kurbinit’ (1990), ai dëshmoi një gamë të gjerë karakteresh, nga figurat dramatike e historike tek ato komike e sociale. Për interpretimet e tij të larta si Dajlan Beu te ‘Kush vdes në këmbë’ dhe Kryetari i Këshillit te ‘Kur hapen dyert e jetës’, ai u kurorëzua me Medalionin e Festivalit të Filmit përkatësisht në vitet 1985 dhe 1987.



Përveç roleve të tij të paharruara në ekran dhe skenë, Reshat Arbana ka lënë një trashëgimi të rrallë edhe përmes interpretimit magjik të poezisë dhe recitimeve epike. Me zërin e tij karakteristik, bariton, të ngrohtë dhe me një forcë të jashtëzakonshme dramatike në vargjet e autorëve të shquar, ai i ka shndërruar recitimet në perla të vërteta të shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar.

Vlerësimet për kontributin e tij kolosal shtrihen në mirënjohjet më të larta shtetërore e mbarëkombëtare: më 7 tetor 2011, Presidenti i Republikës i akordoi Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndërsa më 26 nëntor 2011 Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu - Diaspora shqiptare në Itali”.

Ky rrugëtim prej legjende të artit shqiptar nderohet sërish në këtë muaj shtator të vitit 2026, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, që rikthehet pas 13 vitesh, ku ai vlerësohet me Çmimin e Karrierës si një nga 16 kolosët që me punën e tyre shkruan historinë e kinemasë shqiptare./CNA
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Korça rikthehet në festën e teatrit dhe të komedisë. Edici...
Historia e njerëzimit shkruhet mbi pluhurin e hapave të a...
Holanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurov...
Vincenzo Peruggia, ai që vodhi Mona Lizën e Leonardo da Vi...
NGA KURANI PER ATA QE FLASIN NE EMER TE KURANIT Profeti M...
Fotografia nudo përfaqëson një formë arti që eksploron tru...
Atyre u ishte premtuar se ishin të sigurt. Në reklamat e ...
Besimtarët orthodoksë po përgatiten për një nga festat më ...
Poezia e Lasgush Poradecit është kthyer në tinguj. Në qyte...
Emocione, duartrokitje dhe mall për publikun pogradecar...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në ...
Vihet në pranga një 52-vjeçar, që u kap në flagrancë pranë...
Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në ...
Policia ka arrestuar 12 persona dhe ka proceduar penalisht...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Otavë të Kanada...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...