AMP operacion në Durrës, bie në pranga efektivi i Policisë për korrupsion

15 Shtator 2026 | 11:37

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pas një operacioni të ndërmarrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), i finalizuar këtë të martë.

Sipas raportimeve të policisë, efektivët janë arrestuar nën akuzën se dyshohet se kanë kryer veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të procedimit penal për korrupsion dhe shpërdorim detyre, u arrestua në flagrancë efektivi me inicialet S. M., i cili kryente detyrën e trupës së shërbimit në patrullën e përgjithshme.

Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre dy efektivët S. H., me detyrë specialist për rendin, dhe A. K., me detyrë trupë shërbimi në patrullën e përgjithshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S.M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.

Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit.

AMP do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj ligjore për evidentimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e punonjësve të strukturave që mbikëqyr.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliaj

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin...
11:06 | 15/09/2026

Tritol në derën e një banese në Shijak

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:00 të natës në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Sipas raportimev...
10:53 | 15/09/2026

Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona

12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator në Tiranë. Sipas Policisë, një...
10:46 | 15/09/2026