Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me bllokimin e vendosjes së një ashensori në një pallat ekzistues në zonën e Selitës në Tiranë, pasi një ndërtim i paligjshëm i bërë nga një biznes në këtë godinë, pengon punën.
Braçe në një video në Facebook, ka hedhur akuza të forta ndaj IMT-së dhe UKT-së, ku ka deklaruar se nuk bëjnë asgjë dhe nuk marrin asnjë masë që situata të normalizohet. Sipas tij, IMT edhe pse ka mbajtur një proces verbal për këtë rast, hesht dhe po mbron paligjshmërinë.
“Te marten si sot, IMT ishte ketu, mbajti kete procesverbalin banal e formal-shihni sa gabime ka; per me teper ky procesverbal eshte shkruar i tille per te mos pasqyruar paligjshmerine qe ja ben muuuuu!”.
Ndërsa për Ujësjellës Kanalizime Tiranë, deputeti socialist deklaron se nuk ka marrë masë. Po ashtu ligjvënësi hedh akuza ndaj dy institucioneve publike se e kanë “shitur”.
“VLLAI-atij te paligjshmit, NE TE LEME, PO SKEMI CI BEJME BRACES, FOL I HERE ME TE VLLAI; dhe VLLAI e con me tej; i ulerin banoreve dhe ju thote “DO E MBYLL KETE GROPEN SE KAM FOL ME BRACEN”!
Dhe keshtu BRACJA jo vetem SHITET nga zyrtaret e shtetit-imagjinoni një qytetar qe ankohet, por edhe ndyhet neper gojet e te paligjshmeve!”, thekson ai.
Postimi i plotë:
TIRANA E MADHE
TIRANA/5sa
NE #TERRITOR, SI DEPUTET I ZGJEDHUR ME VOTE,
PER PUNET
IMT E BASHKISE DI EDHE TE GENJEJE, EDHE TE HESHTE,
EDHE TE MOS VEPROJE, EDHE TE SHESE!
Ketu tek PALLATI NEN KONTRATE PER VENDOSJE ASHENSORI-tek shkolla Deshmoret e Lirise, NUK PO BEN GJE PREJ GJEJE!
Projekti i BASHKISE DHE BANOREVE, i miratuar, i financuar, i paisur me leje dhe ne pune e siper, tani eshte i BLLOKUAR per shkak te IMT, e cila nuk prish paligjshmerine dhe UKT, i cili nuk vjen te heqe keto lidhje!
Keshtu te pakten prej dy javesh!
Te marten si sot, IMT ishte ketu, mbajti kete procesverbalin banal e formal-shihni sa gabime ka; per me teper ky procesverbal eshte shkruar i tille per te mos pasqyruar paligjshmerine qe ja ben muuuuu!
Mua me thane qe te premten qe shkoi do prishnin paligjshmerine; nuk e bene. NUK E KANE BERE AS DJE DHE ME GJASE NUK DO E BEJNE AS SOT!
Ama nje gje e bejne;
VLLAI-atij te paligjshmit, NE TE LEME, PO SKEMI CI BEJME BRACES, FOL I HERE ME TE VLLAI; dhe VLLAI e con me tej; i ulerin banoreve dhe ju thote “DO E MBYLL KETE GROPEN SE KAM FOL ME BRACEN”!
Dhe keshtu BRACJA jo vetem SHITET nga zyrtaret e shtetit-imagjinoni nje qytetar qe ankohet, por edhe ndyhet neper gojet e te paligjshmeve!
TANI KETU U BE BOOOLL!
Bashkia e njerezit duan te vazhdojne projektin e miratuar per ashensorin qe njerezit me ne fund te kene lehtesine ne hyrjen e daljen nga shtepite e tyre!
KA VEC NJE RRUGE;
PRISHNI PALIGJSHMERINE!
