41 kilogramë kokainë janë sekuestruar dje në Portin e Durrësit në një operacion që ka zbuluar lëndën narkotike brenda një kontejneri të ardhur nga Brazili. Sic raportohet në media, kontejneri ishte deklaruar se transportonte mish pule të ngrirë dhe ishte pjesë e një ngarkese të porositur nga kompania “AMG Food” e cila merret me importin e produkteve të ngrira nga Brazili.
Gjatë kontrollit të ngarkesës, autoritetet kanë konstatuar në pjesën e jashtme të kapakëve të kontejnerit 37 pako të dyshuara fillimisht si lëndë narkotike. Pas ekzaminimit, substanca rezultoi të ishte kokainë me një peshë totale prej 41 kilogramësh. Sipas vlerëismit të autoriteteve, droga kap një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh në treg.
Ngarkesa rikthen në vëmendje edhe kompaninë “AMG Food”, e cila më herët është përmendur në një tjetër çësshte të bujshme që lidhej me importin e mishit të pulës. Në atë rast, rrethh 15 mijë kilogramë mmish pule dyshohej se kishin hyrë në qarkullim për konsum, pavarësisht dyshimeve për praninë e salmonelës.
Për sekuestrimin e kokainës në Portin e Durrësit, deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për arrestime apo persona të vënë nën hetim. “AMG Food” është në pronësi të biznesmenit Mondi Goxha, i cili zotëron gjithashtu kompaninë “diMAL”.
Tashmë pritet që hetimi të zbardhë mënyrën se si pakot me kokainë janë futur në kontejner, personat që mund të kenë pasur dijeni ose rol në transportin e drogës, si dhe destinacionin ku ishte planifikuar të dërgohej ngarkesa.
