LIVE UPDATES
Aktualitet

Debate në komisionin për Nismat Qytetare / Kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën. Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Problemi nis me bashkitë

Gjithashtu ai kërkoi të dinte se cili është sektori që ka më së shumti probleme dhe rastet e denoncuar në lidhje me korrupsionin.

15 Shtator 2026, 11:32 Nga E.d
Debate në komisionin për Nismat Qytetare / Kryetari: Kam
Foto ilustruse

TIRANA- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua nga diskutime në lidhje me problematikat sociale dhe debate. Gjatë mbledhjes u diskutua për vonesat në shërbimet publike, trajtimi i ankesave dhe problematikat në institucione. Kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, i kërkoi drejtori i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Angelo Koleka të di se si arrin të kuptoj që qytetari e ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen, në lidhje me ankesat që ka bërë.

Gjithashtu ai kërkoi të dinte se cili është sektori që ka më së shumti probleme dhe rastet e denoncuar në lidhje me korrupsionin. Në lidhje me këtë, Koka tha se sa i takon e-albania, brenda dhjetorit monitorohen mbi 2 mijë shërbime. Më tej, ai shtoi se problematikat kryesore lidhen me Kadastrën, gjendjen civile, shëndetësinë dhe bashkitë. 

Xhafaj kërkoi më shumë përgjegjësi institucionale për rastet kur ankesat përsëriten pa marrë një zgjidhje përfundimtare, duke u ndalur kryesisht tek ankesat për ndotjen akustike. Nga ana tjetër, deputeti Gjin Gjoni ngriti pyetje mbi takimet e deputetëve me qytetarët dhe raportimin e tyre pranë agjencisë.

Pjesë nga diskutimi

Gjoni: Kanë dalë teza të reja për Besën, Praninë Besnike dhe Pasqyrën. Këto deputetët që zhvillojnë takimet, vijnë t’i raportojnë te agjencia juaj apo…? (Qesh))

Koleka: Pasqyrë Albania do të jetë platformë online. Takimet e deputetëve nuk janë kompetencë e imja dhe askush prej tyre nuk ka ardhur të raportojë. Nuk kam kontakte.

Xhafaj: Në ankesat që vijnë te ju, sa arrini ju të kuptoni që qytetari e ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen? Mundeni, apo varet nga vullneti i të tjerëve? Cila është koha mesatare e vendimit dhe ku konsistojnë, cili është sektori që ka më së shumti probleme? Keni akte nënligjore që do të duhej t’i kishit përmbushur dhe nuk i keni realizuar? Sa raste keni për denoncimin e korrupsione dhe në sa raste i është shkuar deri në fund?

Koleka: Sa i takon e-albania, brenda dhjetorit ne do të monitorojmë mbi 2 mijë shërbime. Mbi 400 janë të monitoruara 100%. Për pjesën tjetër ka një problem me IT, sepse nuk kemi rakordim në lidhje me shërbimet e vonuara. ASHK është problematika kryesore e agjencisë sonë, gjendja civile për Ministrinë e Brendshme, pjesa e tatimeve, për privatizimet e tokave bujqësore, alokimi i fondeve të tërmetit dhe IKMT kemi pasur probleme dhe kjo lidhet me Bashkitë. IMT dhe Bashkitë japin leje dhe më pas refuzojnë dhe kërkojnë prishjen. Më pas ka vonesa shkresash. Sa i përket kohës së ankesave, ne japim përgjigje brenda 10 ditëve. Por ka raste që brenda një ankese, bëhen tre gjithsej. Kjo të kërkon më shumë kohë. Nëse vjen denoncim për noterët, shkon afati 6 muaj, sipas ligjit. Sa i takon kuadrit të integrimit, nga ana jonë janë plotësuar të gjitha kërkesat, nuk kemi asnjë pikë për të përmbushur. Sa i takon anti-korrupsionit, rastet dërgohen te ministria përkatëse, drejtoria përkatëse e merr në shqyrtim dhe në fund na thonë rezultatin. Nuk kemi asnjë akt nënligjor për të plotësuar.

Xhafaj: Unë jam deputet në një zonë dhe bëj takime. Një qytetar më ankohet se lokali që kanë poshtë pallatit, e kanë zhurmën shumë të lartë. Në një shtet normal qytetarët duhet të paraqesin ankesën te portali juaj “Shqipëria që duam”. Herën e parë u shkon policia dhe e mbyllin. Pas dhjetë ditësh shkon kërkesa e radhës dhe sërish brenda 3 ditësh vazhdon. Mua më ka ndodhur shtatë herë e njëjta gjë. Nuk është çështja që ta lexoni kërkesën, se këtë e bën edhe me AI. Çështja është që rastet duhen trajtuar. Si i bëhet që ai të ketë besim që do të ketë zgjidhje? Çfarë mund të përmirësoni?

Koleka: Sa i takon ndotjes akustike, problemi nis me bashkitë, me të cilat kemi gjithë probleme. Bëjmë takime. Është ajo mënyra që bllokimi zgjat disa ditë dhe më pas nis sërish.

Xhafaj: Kush janë tri çështje që duhet t’i vëmë në fokus dhe tre institucione që kërkojnë ndërhyrje të veçantë?

Koleka: Problemi më i madh është pjesa që lidhet me Kadastrën e para, agjencia e trajtimit të pronave. Shëndetësia gjithashtu është problematike dhe zyra e gjendjes civile, ku qytetarët kanë vonesa të mëdha në lidhje certifikatat e vjetra./Dosja.al

fatmir xhafaj angelo koleka gjin gjoni

Sondazh

Poll

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin