Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
I akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal, arrestohet në
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në Belgjikë është arrestuar një 58-vjeçar shqiptar Jasin Kola alias Jasin Avdyli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si pjesëtar i një kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha të lëndëve narkotike, në disa shtete.   

Ndaj tij GJKKO ca caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po ashtu dyshohet se Avdyli të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, i ka investuar në 2 pasuri të paluajtshme (lokale), në Shijak.    

Gjithashtu po bëhet gati procedurat për ekstradimin e 58-vjeçarit në Shqipëri. Po ashtu Avdyli rezulton i dënuar me 12 vite burg në vendin tonë në kuadër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Si rezultat i bashkëpunimit me homologët në Belgjikë, finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.  

Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha të lëndëve narkotike, në disa shtete.   

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Belgjikë, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, në bazë të informacioneve të shkëmbyera në kuadër të një hetimi mbi trafikimin e lëndëve narkotike, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja në Belgjikë, e shtetasit:    

-J. K. alias J. A., 58 vjeç, banues në Shijak.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim e datës 04.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen e saj, në shtete të ndryshme.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas i ka investuar në 2 pasuri të paluajtshme (lokale), në Shijak.     

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasit të arrestuar, në Shqipëri.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese