Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç

15 Shtator 2026 | 12:03

Numri i personave 100 vjeç ose më të moshuar në Japoni ka kaluar për herë të parë shifrën 100 mijë.

Shifra më 1 shtator u rrit me 7.914 krahasuar me një vit më parë, duke arritur një rekord prej 107.677 personash dhe duke shënuar rritjen e 56-të vjetore radhazi, raportoi “Kyodo News” duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Gratë përbënin 87,6 për qind të personave mbi 100 vjeç në Japoni.

Sipas “Kyodo News”, 54.294 persona të tjerë pritet të mbushin 100-vjeç gjatë vitit fiskal 2026, një rritje prej 1.984 personash krahasuar me vitin e kaluar.

Japonia kishte mesatarisht 87,51 persona mbi 100 vjeç për çdo 100 mijë banorë.

Fuyo Kishimoto, një banore 114-vjeçare e Kiotos, e lindur më 20 dhjetor 1911, është gruaja më e moshuar në Japoni ndërsa Hikaru Kato, 112-vjeç, nga Kumamoto, i lindur më 2 maj 1914, është burri më i moshuar në vend.

Japonia kishte vetëm 153 persona mbi 100 vjeç në vitin 1963, kur filloi mbledhja e të dhënave. Numri i tyre kaloi 1.000 në vitin 1981, 10 mijë në vitin 1998 dhe 50 mijë në vitin 2012. Jetëgjatësia mesatare në Japoni në vitin 2025 ishte 87,33 vjet për gratë dhe 81,35 vjet për burrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane konfirmon se lufta me Iranin ka çuar në mungesë municionesh

Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qershorit, Operacioni Epic Fury (OEF)...
11:17 | 15/09/2026

Netanyahu sulmon dokumentarin “NAZA” për Gazën: Regjisorët akuzohen për “tradhti” dhe “antisemitizëm”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar krijuesit e dokumentarit NAZA, duke e akuzuar filmin fitues të çmimeve se po kontribuon në “nxitje globale antisemite”. “Është...
11:10 | 15/09/2026

Padi kundër administratës Trump, shtetet dhe qytetet bllokojnë rregullin e ri të emigracionit

Një koalicion mbarëkombëtar i qeverive komunale dhe shtetërore ngriti padi kundër administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të hënën për të ndaluar një rregull...
10:49 | 15/09/2026