Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli

15 Shtator 2026 | 12:18

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë seancës së sotme, përveç refuzimit të kërkesës për lirim apo zbutje të masës, GJKKO ka vendosur gjithashtu të refuzojë kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit dhe për të qëndruar pranë avokatit të tij mbrojtës.

Përmes këtij vendimi, GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për kreun e Partisë Lirisë, duke bërë që ai të vijojë qëndrimin në qeli gjatë zhvillimit të hetimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Katedrën e Gjuhës Shqipe në Napoli, merr pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së...
12:05 | 15/09/2026

I akuzuar nga GJKKO për trafik droge, kapet në Belgjikë 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 58-vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtarisht nga GJKKO, është arrestuar këtë të martë nga autoritetet belge. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Jasin...
11:51 | 15/09/2026

AMP operacion në Durrës, bie në pranga efektivi i Policisë për korrupsion

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pas një operacioni të ndërmarrë...
11:37 | 15/09/2026