E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensionet në Baltik, fregata ruse lëshon raketa pranë helikopterit danez

Ilustrim · Vizion Plus

Një fregatë ruse ka lëshuar dy raketa sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez, teksa ky i fundit ndodhej në ujërat ndërkombëtare, në brigjet e Danimarkës. Të dyja raketat kaluan pranë helikopterit, pa e goditur atë.

Ngjarja është bërë e ditur nga ushtria daneze, shtet anëtar i NATO-s, e cila ka njoftuar se helikopteri po kryente një mision rutinë për fotografimin e anijes ruse. Sipas Komandës së Mbrojtjes së Danimarkës, incidenti ka ndodhur në Detin Baltik.

Kopenhaga pritet të thërrasë ambasadorin rus për të diskutuar mbi incidentin. Ministri danez i Mbrojtjes, Jeppe Bruus, deklaroi për agjencinë Ritzau se me këtë veprim Moska ka “kaluar kufijtë”.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s në rajonin e Detit Baltik.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.