AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
2 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
veliaj ne gjykate
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.

Gjykata e Lartë vendosi të martën më 15 shtator lënien në fuqi të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar më parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Çështja u shqyrtua në dhomë këshillimi dhe arsyetimi i trupës gjyqësore nuk është bërë ende me dije për mediat.

Para fillimit të seancës, pranë Gjykatës së Lartë u mblodhën dhjetëra protestues, të cilët kërkuan drejtësi. “O gjyqtar bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”; “Rama në burg Veliaj në burg”, ishin dy nga thirrjet e protestuesve, të cilët e mirëpritën vendimin e gjykatës për lëniën në fuqi të masës së arrestit.

Rishqyrtimi në Gjykatën e Lartë i rekursit të Veliajt ndaj masës së sigurimit, u krye pasi Gjykata Kushtetuese vendosi më 25 maj të rikthente çështjen, duke kërkuar arsyetimin e proporcionalitetit të masës së arrestit me burg, në raport me statusin e tij si person i zgjedhur, si dhe të pretendimit mbi cënimin e dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Veliaj kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të dy vendimeve të Gjykatës së Posaçme, marrë në datat 9 shkurt dhe 12 shkurt të vitit të kaluar, atë të Apelit të Posaçëm të datës 13 mars 2025, si dhe të vendimit të 8 korrikut 2025 të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit të tij.

Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit “arresti në burg” ndaj Veliajt. Me shumicë votash, trupa e Gjykatës Kushtetuese pranoi dy prej pretendimeve të Veliajt, ai që kishte të bënte meproporcionalitetin e masës së sigurimit, të lidhur me të drejtën si person i zgjedhur, si dhe lidhur me qëndrimin në kafazin e xhamtë, pasi kryebashkiaku pretendoi se sillte cënim të dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Më 25 shtator të vitit të kaluar, Veliaj arriti të fitonte në Gjykatën Kushtetuese betejën për shkarkimin e tij, pas një procedure të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë e dyshuar korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet. Veliaj i ka mohuar akuzat dhe zhvilloi një betejë gjyqësore ndaj prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.

Etiketa: Erion VeliajGjykata e LarteGjykata KushtetueseMasa e arrestit
veliaj ne gjykate

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

12:12 | 15/09/2026
header image 3 1 1536x864

E vërteta dhe pasojat: Gjykata Speciale e Kosovës drejt një vendimi me rëndësi vendimtare

11:17 | 15/09/2026
Me afrimin e zgjedhjeve, politikanët shqiptarë perfeksionojnë aftësitë e tyre në rrjetet sociale

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

08:19 | 15/09/2026
Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa

Gazetari Osman Stafa kërcënohet sërish me jetë

17:57 | 14/09/2026
Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut

AGSH padit në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e brendshme të GJKKO

17:00 | 14/09/2026
mbledhja e gjyqtareve xhemali

Kuvendi miraton një rritje minimale prej 2% të pagës referuese për magjistratët

16:36 | 14/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.