GJKKO ka rrëzuar këtë të martë kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke vendosur të lërë në fuqi masën “arrest në burg”. Mbrojtja e Metës kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie.
Gjatë seancës së sotme, përveç refuzimit të kërkesës për lirimin apo zbutjen e masës së sigurisë, GJKKO ka vendosur gjithashtu të rrëzojë kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit dhe për të qëndruar pranë avokatit të tij mbrojtës.
GJKKO ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për ish-presidentin, duke bërë që ai të vijojë qëndrimin në qeli gjatë zhvillimit të hetimeve.
Kujtiojmë se Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
