web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në Napoli/ Viziton Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

15 Shtator 2026, 12:17, Politikë CNA

Rama në Napoli/ Viziton Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli në Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka vizituar Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike e themeluar nga Jeronim de Rada dhe intelektualë arbëreshë. Katedra mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Në takimin me stafin akademik të universitetit, Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më të strukturuar, që do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e mëtejshëm të studimeve dhe trashëgimisë shqiptare.

“Ta krijojmë një lloj rrjeti këtu në universitet, me idenë që më pas të mund të ndihmojmë në mënyrë më të strukturuar dhe gjithashtu ta përdorim për të ruajtur e për të shfrytëzuar më mirë gjithçka që prodhohet këtu”, u shpreh Kryeministri.

Në vizitë ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. /CNA 





Lajmet e fundit nga