AKTUALITET /

Helmohen turistët tek 'Premium Beach Hotel' në Golem! U gjet bakter në djath, AKU: Mungesë higjene tek kuzhina

Shkruar nga Versus

Helmohen turistët tek 'Premium Beach Hotel' në Golem! U gjet

Një rast që tregon edhe njëherë pasigurinë ushqimore është shfaqur së fundmi në “Premium Beach Hotel” në Golem ku një grup turistësh janë helmuar pasi kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit.

Pasi ishin ndjerë keq, turistët morën ndihmën e parë. Kontrolli mjekësor konfirmoi se simptomat lidheshin me një helmim ushqimor.

Sipas Skyëeb.al pas kësaj ngjarje, turistët i janë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Institucioni reagoi duke ushtruar kontroll në ambientet e “Premium Beach Hotel” ku u morën për analizë disa mostra nga produktet ushqimore që përdoreshin për gatim.

Përveç kësaj, AKU raportohet se ka konstatuar probleme që lidhen me kushtet higjeno-sanitare në ambientet e kuzhinës së restorantit. Inspektorët dyshojnë se helmimi mund të jetë shkaktiuar nga prania e një bakteri në djathin e konsumuar të turistëve. Priten rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike për të përcaktuar saktë shkakun e helmimit të turistëve. Versus.al

Poll