Aktualitet

“Çelës fikjeje” për AI-në: Propozimi që mund të bëhet ligj

Jack Clark, bashkëthemelues i Anthropic, ka hedhur idenë që kompanitë e inteligjencës artificiale të kenë një mekanizëm që mundëson ndërprerjen e sistemeve në rast se ato paraqesin rrezik serioz.

Në një intervistë për BBC, Clark tha se një masë e tillë mund të bëhet në të ardhmen pjesë e kërkesave ligjore për kompanitë e teknologjisë. Ai sugjeroi gjithashtu që funksionimi i këtij mekanizmi të mund të verifikohet nga një palë e pavarur.

Sipas tij, kompanitë kryesore të IA-së kanë tashmë mënyra për të ndërprerë sistemet e tyre, ndërsa debati tani lidhet me faktin nëse këto masa duhet të standardizohen dhe të kërkohen me ligj.

Deklaratat vijnë në një kohë kur rreziqet e mundshme nga zhvillimi i IA-së po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje nga ekspertët dhe politikëbërësit.