Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

    Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston efektivin e Policisë në Durrës! Nisin hetimet për dy të tjerë

    245 aplikime për punë në Agjencinë për Media dhe Informim! Rama ironi: Pse duan të punojnë me agjencinë e propagandës?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO
    Aktualitet

    Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

    September 15, 2026
    Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

    Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri në kuadër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”. Avdyli është ndaluar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK, policisë shqiptare dhe autoriteteve belge. Ai ishte dënuar për përfshirjen në një grup kriminal të hetuar në kuadër të dosjes “Volvo 4”, ku mes akuzave ishte edhe aktiviteti i lidhur me një laborator për përpunimin e heroinës në Has.

    “Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha të lëndëve narkotike, në disa shtete.    

    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Belgjikë, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The wanted”, në bazë të informacioneve të shkëmbyera në kuadër të një hetimi mbi trafikimin e lëndëve narkotike, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja në Belgjikë, e shtetasit:  

    -J. K. alias J. A., 58 vjeç, banues në Shijak.   

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim e datës 04.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
     
    Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen e saj, në shtete të ndryshme. 
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas i ka investuar në 2 pasuri të paluajtshme (lokale), në Shijak.      

    Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasit të arrestuar, në Shqipëri”, njofton Policia. 

    Arrestohet Belgjike dosja "339" dosja "Volvo 4" GJKKO I dënuar me 12 vite burg Jasin Avdyli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

    September 15, 2026

    Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston efektivin e Policisë në Durrës! Nisin hetimet për dy të tjerë

    September 15, 2026

    245 aplikime për punë në Agjencinë për Media dhe Informim! Rama ironi: Pse duan të punojnë me agjencinë e propagandës?

    September 15, 2026

    Prespa drejt UNESCO-s! Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut me kandidaturë të përbashkët

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.