Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gogu i prerë për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi të bëjë detyrën e vet, e humbi afatin e 31 korrikut! Përgjigjen nuk e jap unë, por ligji

Shkruar nga Newsbomb
Gogu i prerë për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi të
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar lidhur me pagat e gjyqtarëve, duke pranuar se Kuvendi ka tejkaluar afatin e 31 korrikut, duke theksuar se kjo vonesë nuk mund të justifikojë cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve. Po ashtu ai u shpreh se përcaktimi i pagave të gjyqtarëve nuk e përcakton ai por caktohet me ligj.

“Kuvendi e humbi afatin e 31 korrikut. Këtë nuk e mbroj dhe nuk do të mundohem ta mbroj. Por vonesa e Kuvendit ishte shkelje e një afati. Përgjigjja ndaj saj nuk mund të jetë shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Pyetja nuk është sa duhet të marrë një gjyqtar. Pyetja është kush e vendos sa merr. Dhe përgjigjen nuk e jap unë. E jep vetë vendimi që kërkohet të zbatohet: paga caktohet me ligj”, tha ai.

Gogu tha gjithashtu se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shërbejë si bazë për transformimin e kompetencës së tij në një institucion tjetër. Duke theksuar se përcaktimi i shifrës dhe metodologjisë së pagave, si dhe vlerësimi i kostove financiare i takon Ministrisë së Financave.

“Një boshllëk ligjor, sado i krijuar prej nesh, nuk është një kompetencë e lirë që e merr kush mbërrin i pari. Përgjigjja ndaj vonesës sonë është që Kuvendi të bëjë detyrën e vet, jo që arkitektura kushtetuese të rishkruhet nga nevoja e momentit. Unë nuk kam ardhur këtu të mbroj një numër. Shifrën, metodologjinë dhe faturën financiare i paraqet Ministria e Financave. Përgjegjësia ime është të mbroj standardin që zgjidhja të jetë kushtetuese, e qëndrueshme dhe e zbatueshme”, deklaroi ai.

Gjithashtu ai kërkoi që mosmarrëveshja për pagat mos te ndikojë te punonjësit e administratës gjyqësore, duke u shprehur: "Pagat e tyre nuk duhet të varen prej saj”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese